• |
ide | kryesore

Vendimi për Dritan Dajtin/ A gënjeu sot Etilda Gjonaj që kërkoi ndëshkim për gjyqtarët?

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi sot përmes një deklarate për shtyp institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve që hoqën dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë. Por Partia Demokratike pretendon se Gjonaj sot ka gënjyer pasi nuk ka asnjë hapësirë ligjore për ndërhyrje të tilla.

“Etilda Gjonaj e di shumë mirë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet nga 101 deri në 104 të ligjit për statusin e gjyqtarit, nene të cilat parashikonin shkeljet disiplinore. Etilda Gjonaj e di shumë mirë se prej më shumë se dy vjetësh, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e çdo akti që plotëson boshllëkun e krijuar. Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend që në shkurt 2018 propozimet për nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese, por ato vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe Shqipëria vazhdon të mos ketë një ligj për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve. Kërkesa e Ministres së Drejtësisë për procedim disiplinore të gjyqtarëve, në kushtet kur mungon ligji për shkeljen disiplinore, është tallje me shqiptarët dhe një teatër kriminal që nuk ndryshon dot faktin se një tjetër kriminel i rrezikshëm u lirua nga drejtësia e reformuar e Edi Ramës”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më tej PD i drejton 3 pyetje ministres së Drejtësisë.

“Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti? Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës? Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?”



5 Comments

  1. Keta qeveritare jane te paskrupullt.
    Mashtrojne e bejne propoganda. Bejne sikur jane te merzitur me gjyqtaret. Ne nje kohe qe gjyqtaret kane zbatuar urdherat politike. 3 gjyqtareve asgje ska per tu ngjare , perkundrazi do e kalojne vettingun. Ata vetem i kane sherbyer detyrimeve qe ky kryeminister ka.
    Jetojme ne kohen e Rilindjes, gjithcka mund te ndodh. Ky rast eshte si rasti i mega skandalit te korrupsionit te unaza re dhe OST, ku nje firme “ fantazem” fitoi 2 tendera 30 mil eu. Filloi hetimet prokuroria dhe ne fund, ASGJE. Nje rast flagrant qe dhe pse ka kaluar 3 muaj , asnje pergjegjesi ligjore apo administrative.
    Raste flagrante te pandershkueshmerise.
    Fjale fjale dhe vetem propogande. .

  2. “Unë jam krenar që kam bashkëpunuar me bandat kriminale për t’ja shtuar votat PS” – deklaroi publikisht në televizione Vangjush Dako.
    A i ka kërkuar zonja ministre e drejtësisë , prokurorisë e gjykatave që të arrestohet ky sharllatan me duartë “akullore” ?

  3. Keta perfaqesues te Rilindjes , jane aty se kane dhene garanci qe marrin zgjedhjet. Urdheri rshte te merren zgjedhjet me cdo kusht e me cdo cmim. Dhe ketu perfshihen cdo gje e ligjshme dhe e paligjshme.
    Eshte filozofia Rilindjes , qe behu nji me te keqen me llumin, kerko e shfrytezo cdo , vetem fito zgjedhjet.
    Nese i ka bere njesoj llogarite dhe kesaj rradhe, atehere do thyejne turite e tyre.

  4. Ky eshte tamam lajm per gomeret e ketij portali te cilet do fillojne te pellasin dhe te perserisin si papagaj pallavrat e PDs.

    Prisni dhe do shikoni.. Nese ata te 3 gjyqtaret do te shkarkohen atehere juve ju mbetet vetem te lepini ato qe po villni sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *