• |
ide | kryesore

Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj: Të shkarkohen 3 gjyqtarët

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi sot përmes një deklarate për shtyp institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve.

Pse Dritan Dajti prishi pushimin e së dielës në qeverinë e Edi Ramës 

Bëhet fjalë për gjyqtarët të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në 2009.

Cilët qenë gjyqtarët që votuan pro Dritan Dajtit 

Ajo u tregua besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë.

“Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash ministrja.



5 Comments

  1. Po xxxx ju eshte prere filmi tek saliu..Ta gezosh policin e shkodres militant..komisioner rilindes..ne djall o fare e keqe

  2. Per qfar esht kthyer vendimi nga gjykata e lart? Perse nuk permendet ky vendim nga ministrja po kalohet ne apel per mua kjo fillon nga gjykata e lart qe ka kthy qeshtjen per rigjykim kur personi ka pas denimin maksimal

  3. Per qfar esht kthyer vendimi nga gjykata e lart? Perse nuk permendet ky vendim nga ministrja po kalohet ne apel per mua kjo fillon nga gjykata e lart qe ka kthy qeshtjen per rigjykim kur personi ka pas denimin maksimal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *