• |
ide | kryesore

Zbardhet platforma e PD për aleatët: Kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve të bashkuara të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ora Neës ka publikuar një draft marrëveshje të cilën Lulzim Basha, ua ka shpërndarë aleatëve. Sipas të njëjtave burime marrëveshja synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit ndërsa në të thuhet:

“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje”

Diskutimet për atë që e quan platformë bashkëpunimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur ti bëjë kokë më kokë, ndërsa paraditen e së hënës në zyrë ka pritur kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun. Në ditët e ardhshme diskutimet do ti vijojë me aleatët e tjerë. Platforma është një marrëveshje parimore mes forcave politike, ndërkohe Partia Demokratike si forca kryesore në opozitë ngarkohet të negociojë në mënyrë induividuale me çdo forcë nënshkruese. Pritet të shihet si do të shkojnë negociatat e Bashës me aleatët e tjerë që kanë kërkuar ndryshim të sistemit elektoral. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. PO Idrizin e cameve ku do ta fusi,me siguri Krietar per Tiranen dhe Mediun pa parti do ti japim komplet Republiken.O zot cfare mashtruesish.

  2. Sa turp e sa budalla. Antaret, keshiltare lesheliste te bashkive, akoma jane pale me ato ripjerdhes ne miratimin e vendimeve te rendesishme kunder antareve perfaqsues te PD. Ju dhjefsha politiken

  3. Kuptojeni qarte, e pastaj komentoni. Po jua thote qarte, ne qeverine tranzitore,,,,,,kete mbani mend, e nga ajo qeveri ne zgjedhje te pergjitheshme me eliminimin e vjedhje, shitje e presioni per te marrevoten , kete do rregulloi kjo qeveri, pastaj pas votimeve e ne kohe , dilni e n a beni verejtje per programin e zhvillimit ekonomik e alternativat qe te rritet punesimi e te ardhurat e popullit. Ka kohe, por mediate eshte largimi i kucedres se qelbesirave, e largimi me domosdoshmeri i te cmendurit qe na ka robetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *