• |
ide | kryesore

6 gra të vrara brenda 1 muaji, reagojnë shoqatat në mbrojtje të tyre: Të vendoset dënimi me vdekje

Lajme, Të fundit



Vrasjet e grave në familje kanë kulmuar në fillim të këtij viti. Në një muaj 6 gra janë vrarë prej bashkëshortëve apo të afërmve.

Shoqatat që janë në mbrojtje të grave e konsiderojnë shifrën alarmante.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, si një problem që vjen nga mungesa e edukimit.
Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë.



2 Comments

  1. mir te ju behet sepse zgjodhe perdhunuesin numer nji te grave ne bot welbesiren edvin shizofren ramen per kryemut.nuk e shifni si rama,frroket,ndoket e roshi po bejn te gjith perdhunim,linqim,vrasje etj.

  2. Tobe stakfullah ! Dashken te na integrojne me Korene e Veriut. Mire qe BE sna i hedh qyrrat, po dashken te na nxjerrin dhe nga KE/GJEDNJ shpresa e vetme per drejtesi e shqipmjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *