• |
ide | kryesore

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

1, Ide



Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.

E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i shkuar deri në fund dhe për të mos iu dorëzuar instiktit të tij të lindur për pazare.

Tradhëtia dhe tallja që i bëri çadrës së demokratëve në 2017, mendësia prej tregtari për të këmbyer kauzën e zgjedhjeve të lira me drejtorët e legalizimeve dhe OSSHE, janë armiqtë më të mëdhenj ndaj masivitetit të së shtunës.

E dyta ka të bëjë me mosbesimin e ndërsjelltë PD- LSI.

Të dyja palët kanë dhënë mëse një shenjë, se ato i tremben kurvërimit të tjetrës në shtratin e “armikut”.  

Marrëveshja e 18 majit, periudha para dhe pas saj, janë shëmbuj brilantë se Rama përdori fillimisht LSI-në për t’ia futur PD-së dhe pastaj Lulzim Bashën për të lënë Metën jashtë tepsisë.

Edhe hezitimi, herë i njërit dhe herë i tjetrit, qoftë për të djegur mandatet dhe qoftë për të bojkotuar zgjedhjet, ka rrënjosur thellë paranojën se të dyja partitë e mëdha të opozitës, rikthimin në plan të parë, e shohin më shumë si një marrëveshje me Ramën, sesa si rrugë që kalon përmes mposhtjes së tij.

Që opozita të rikthejë besimin, ajo duhet të tregojë se di t’i heqë qafe këto paranoja që po e gërryejnë nga brenda.

Ajo duhet të ndërmarrë akte radikale që nuk e lejojnë të ketë më kthim në kulisat dhe pazaret e mëparshme.

Vetëm kështu, dy patitë e mëdha mund të garantojnë njëra- tjetrën duke ngjallur njëkohësisht besim edhe tek militantët e ndërsjelltë.

Një rrugë për ta arritur këtë do të qe të tentimi i diçkaje më të fortë sesa synoi Rama në 21 janar.

Qoftë blloku i Metës, qoftë këmbëngulja idiote e Berishës për të mos hapur kutitë, sot duken asgjë para vjedhjes galopante me truallin e teatrit, para tenderave bastardë si ai i unazës, para zgjedhjeve të tipit Gjushi- Avdylaj.

Prandaj dyshja PD- LSI, nuk ka tjetër rrugë veçse të provojë maksimumin.

Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij.

Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin. Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.

Duke ndërmarë këtë “sakrilegj”, nuk do të kishin nevojë as për të djegur goma në boulevard, as për të thyer xhama, as për të rekrutuar “kokëpalërë” që do përleshen me policinë, as për të ngritur një çadër bis.

Me këtë akt, nuk do të bezdisnin njerëzit, por sunduesin e tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhin, se turmën nuk e përdorin si mish për top për një pazar më të madh.

Duke marshuar vetë të parët poshtë markizës së Phillipe Parreno, Basha dhe Kryemadhi do të jepnin një sinjal të qartë se nuk ndajnë asgjë të përbashkët me modelin Rama, se ata nuk presin më prej tij, se ashtu sikurse tha tek “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së, 16 shkurti do të jetë dita, kur dikush duhet të ikë, ose kryeministri ose ata si drejtues opozite.

Vetëm nëse ndjejnë këtë, vetëm nëse kuptojnë realisht se kësaj here, dikë do ta heqin qafe, njerëzit mund të rigjejnë besimin për t’u derdhur në shesh. Ndërsa, në të kundërt, nëse ata ende vazhdojnë të dyshojnë se protesta e së shtunës nuk po organizohet për të shkulur “të gjatin”, por për t’i lypur atij vendin e Erion Braçes, ajo do të rezultojë një dështim.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. O Andi Bushati! Ne vend t’u beni thirrje njerezve te dalin ne proteste, te vrasin friken njehere te vetme, merreni me cic mice, te pavend.

    1. padrejtesia e kesaje klase politike ,per nji shekull ndaj keti kombi po elipson popullin te ngrihet dhe permbys sistemin bashke me klasen politike dhe vendosur te verteten kushtetuten e vertete,pasi raliteti zhvillimeve faktet ua mbylin gojen dhe i lene kokulur ,mbasi totalish padrejtesin e kan bere sistem jete me politika ligje dhe veprime duke kriminalizuar breza te tere,se kush jan dhe kujt i sherbejne ke perfaqsojne nuk dim por popullit shqiptare kursesi ,se po te na perfaqsonin ne ,ketu do ishte vendi me i begat ne rruzgullin toksore sepse e ka begatu vet zoti mallerishem me gjithca tani duan apo zduan kuzhdo qe u perfshi ne padrejtesi ndaj nesh ,zoti mallerishem shpejt pergjegjsit do tua kthej ne llogari ,ndeshkimit tije ska shancet qe dikush ti shpetojne vetem ai e din si dhe kur do tua cojne por po shoh kudo njerez qe i luten zotit ,per gjithcka na kan bere tua cojne ndeshkimin e tije te ashper sa me pare nje klase te tere politike qe jan bere kriminel dhe pushtues te popullit vet

        1. nuk eshte komenti yt ,por as deshira ime per ti vendosur ket tem por dicka e pakuptueshme nga kompjuteri ,se un e dergova me vullnetin tim pa emer ,dhe,vet ideja e pergjilleshme,e komentimit nuk personalizon por permblell te gjith,masi te gjith qeverisen ket vend ,dhe gjith jan pergjegjes per ralitetin ,mbasi nje filozof thot kur nje popull pranon me vot ta drejtojne haduta mashtruesa dhe kriminela ,nuk quhet me popull viktim por bashkpuntore ne krim ,un nuk behem bashkpuntore ne krim apo demtoj veten me heshtje apo ti pranoj si ullheqes ,ket lloj formati njerzor qe skan lan gja pa na ba ne 1 shekull ,nuk pajtohem me padrejtesin si sistem jete mbasi ajo zhvesh gjinin njerzore nga te drejtat,kjo shfaqet me dy standarte 1 me ligje te bukra dhe 2 me veprime djallzore nga te padrejtat tashme sejcili e din ta dallojne qe kushdo qe flet dhe nuk mban premtimin quhet mashtrues kushdo qe vepron ate qe seshte e drejte quhet padrejtesi por qe padrejtesia korrupsioni mashtrimi krimet ndeshkohen ,erdhi koha qe te ndeshkohen te gjith sipas ligjeve qe vet kan vene per te ndeshkuar tjeret,duan apo zduan do ti ndeshkojn zoti populli me vot me refuzim sepse kush nuk respekton nuk do te respektohet,kush na ben padrejtesi do ndeshkohet

  2. Po kthehemi tek Partia e Punes,po ne kemi thene qe vota e popullit eshte prova e besimit.Asgje te qarte nuk ka vetem rremuje dhe hajdute qe nuk kane moralin per asgje.Pse prisni qe krishti te ngjallet ne Tirane ?

  3. Perandori I Italise V.Emanueli Mori vajzen e Mbretit te Malit te Zi ,per djalin e vet.Ne kohen qe behet fjale rreth viteve 30 Mali I Zi kishte 300.000 njerez,Kur A.Zogu Mbretit I Shyptareve I kerkoi vajzen V.Emanuelit nuk ngeli njeri pa u tallur.Thonin– Ky Malok,Ky gomar,ky injorant dhe bandit qe nuk shkruan dot nje leter,ka guximin te kerkoje nje vajze nga Dera e Savojes.Asgje ska ndryshuar,bota tall bythen me ne,ashtu kemi ngelur,hajdute dhe bandite,pa shkolle dhe pa libra.Koken hengshi .

    1. Fillo lexo Viva se nuk ke gje ne terezi. V. Emanueli nuk e mori Elenen e Malit te Zi si nuse per djalin por e kishte grua te veten

  4. O Bushat dil ti ne krye te demonstruesve po ta mbajti by… dhe ozurpo ambjentet e kryeministrise dhe mos na beje te zgjuarin duke dhene mend se nuk meret pushteti me dhune por me vote….

  5. O Jetmir,nuk ka lek ma per vota.Ato (leket) i ka Edsociali i Rames!Me nja kater apo pese vete.Likes,fatkeqsisht, i kane mbaruar.
    Luli asht lakuriq me duar ne xhepa!Pra vazhdon historia njesoj.

  6. Pse i bie rrotull o Bushat e nuk del hapur ku e ke qellimin me këtë shkrim ?
    Duke parë që Blushi tënd e drodhi, ke ndërmend të propogandosh krijimin e një partie të re marksiste revolucionare me ndonjë Qorr në krye për të luftuar “tradhëtarin kapitalist” Rama, e dy partitë e tjera që i ke sulmuar gjithmonë, PD e LSI.
    Nuk je ti i vetmi që përpiqesh të përhapësh në opinion idenë se PD me LSI do të kacafyten me njera tjetrën e kanë në plan sejcila më vete që tëbëjnë marëveshje “të fshehta” me Ramën.
    I pari që po e bën këtë diversion mediatik, është vetë Rama kur sheh që basha pritet me entuziazëm nga qytetarët në të gjitha qytetet e Shqipërisë e po këtë bëjne edhe disa media ekstremisht të majta.
    Ky është ndryshimi midis teje e Lubonjës.
    Lubonja që e vuajti në kurrizin e tij sistemin marksist të modelit stalinian, ka dalë hapur në mbështetje të protestës duke deklaruar se do të jetë vetë në ate protestë, kurse ti bën thirrje për “revolucione të dhunëshme” për marje pushteti me “grykën e pushkës” me shpresën se ne ate gjurulldi, mund të dalë ndonjë parti e Bllokut për të kthyer Shqipërinë e kohës së para 90-tës.
    Flije mëndjen o Bushat.
    Ajo kohë, që me pranimin e Shqipërisë në NATO ka marë fund përgjithmonë.
    Nuk ka sepse të identifikosh “kapitalizmin” si një sistem demokratik të konkurencës së lirë te vlerave e aftësive, me kapitalizmin mafioz të Ramës që është deklaruar publikisht vetë se nuk i përket asnjë ideollogjie.
    Rama është nje personazh kontravers i pa krahasueshëm me asnjë lider të ndonjë partie politike europiane.
    Mirë e tha Majko.
    Rama ka hyrë gabimisht në politike se e ndjen veten më shumë si gazetar e që kujton se mund të bëjë akrobacira me fjalën për të mbajtur një pushtet absolut prej diktatori.
    Kam bindjen e plotë se në një mënyre apo tjetër, Rama do të detyrohet të largohet nga politika sepse nuk ka këllqe politikani. Një kryeministër që flet me vete e bën grimasa prej të marri, nuk mund ta pranojë asnjë popull.
    Nuk dua të zgjatem me LSI apo Monikë e të fantazoj se çfarë planesh mund të ketë kjo forcë politike, por derisa kjo parti i është bashkuar opinionit të përgjithshëm të shoqërisë shqiptare, e partisë demokratike për të hequr nga pushteti të keqen më të madhe, pushtetin absolut korruptiv të Ramës, çdo insinuatë për të zhvlerësuar misionin e tyre, shpie ujë në mullirin e mafies së drogës.

  7. Sapo pashë në ERTV një takim skandaloz të Ramës me qytetarët e Lezhës.
    Që nga fillimi e deri në fund të fjalimit të tij, Rama shfrytëzoi pikërisht këto “dyshimet” e Bushatit për Bashën se ai shitet si “revolucionar” por nuk i ndahet nga zemra “dashuria që ka për mua”.
    Duke mos qenë në gjendje të flasë për realizime konkrete të qeverisë së tij , si gjithmonë bënte lojëra fjalësh e fliste me bindje të madhe se Shqipëria nën drejtimin e tij, qënka me e mirë se ajo para 2013.
    Një pjesë të madhe të fjalimit të tij ja kushtoi ndërtimit të një rruge të Torovicës , ku këputi edhe një nga marrëzitë e tij, që kjo rrugë që nuk është ndërtuar që nga koha e Skënderbeut, do ta ndërtoj unë e gërshërët e inagurimit do t’ja jap Pjerin Ndreut, ish kryepolicit të tij të bashkisë të Tiranës.
    Pas 6 vitësh në pushtet, paska planifikuar që të bëjë këtë rrugë të Torovicës në Lezhë e shkon t’ju kërkojë vota lezhjanëve..
    Pjesa tjetër e këtij takimi, ishte edhe më skandaloze për te.
    Meqë dëgjoi duartrokitjet e nja njëzet a trifhjetë militantëve të tij për Torovicën, mori zemër dhe ju drejtua të pranishmëve të shfaqnin problenet e tyre .
    Të gjithë ata që u ngritën, veçse e kritikuan qeverisjen e tij e bile njeri i tha edhe për Torovicën se mjaftë na gënjeve. Në fund të takimit, si gjithmonë e humbi fare e uli kokën e u shfytyrua.

  8. bushati eshte bere si rama. thote meqe nuk dalin po i bashkohem. me pak fjale e mbylli nje sy ndaj realitetit sidomos tani qe ka marr audience portali i vet. kujton se kemi qef ne te shkruajme ne tastiera. ah mer trap i bllokut ju kane qir trute mir e mire. ska faj rama qe ben si viziokar, se ka ka gjobitur dynjane dhe ka blere edhe vet ata qe e gjobisnin. o bushat po ishte per ne te tjeret lufta jo per ata si ty o varikars. edhe ti si ben bibilushi

  9. O Bushat nga ky shkrim shihet qarte se ke lindur si pioner i Enverit je ritur si komunist dhe do ngordhish si koperativist

  10. O BUSHAT SHIKO SE CBEN KY PALLOSHI I GJAT ,KY SHARLATAN KRYEMINISTER . KY MBYLL AUTOSTRADAT , NDERSA TI BENE ANALIZE. KY VEND NUK BEHET ME ANALIZA POR REVOLUCION RRENJESOR.

  11. Shkrim PERFEKT. Me sakt se e ke pikturuar Lulin nuk behet. Tamam tregetar si gjithe familja dhe krushqia e tij biznesmene. Bravo Bushat.

  12. asgje sbehet me revolucion dot. me vjen keq por evolucioni natyral i ketij kombi eshte percaktuar. ne thjesht po kthehemi atje ku e nisem ne majmun. ska revolucione dhe sdo kete qeveri me rrezime te dhunshme. nuk e voton njeri pd dhe lsi. skemi asnje ndjenje per snje prej hajduteve. bushato ik bej ndonje gjobe rames e merr ca leke per vete, meso nga lesi

  13. “Qoftë blloku i Metës, qoftë këmbëngulja idiote e Berishës për të mos hapur kutitë, sot duken asgjë para vjedhjes galopante me truallin e teatrit, para tenderave bastardë si ai i unazës, para zgjedhjeve të tipit Gjushi- Avdylaj.”
    Seriozisht e ka ky??? Ata kishin vjedhje galopante me truall ku do qe tu dilte, si vjedhje te unazes per tek tegu i zamirit, si vjedhje te rruges kombit e si vjedhje zgjedhjesh me keq se te tipit Gjushi-Avdulaj, per me teper kapeshin me bllok ne dore e vrisnin me 21 janar

  14. Te jete per Bashen, Bushatin, Lubonjen e ate baxhellen e LSI,s, Rama rri ne pushtet 100vjet.

    Bushatit&Co si del e keqja me Ramen si person dhe rrijne e zhgaravisin ksi traplliqesh. Vjedhje masive e votes thote trapi. Shko pirdhu autoparlant i ndryshkur i Bashes.

    Basha ka humb tre pale zgjedhje me rezultate qe PDja si kishte pa edhe mbas ’97’s. Asnje pergjegjesi, po spastroi partine si Dulla dikur dhe ja vuri fajin vjedhjes se votes.
    Ne Shqiperi qeverite jane nderru’ me zgjedhje edhe kur kutite e votimit ndroheshin komplet.

    PDja do kishte te tjera rezultate sikur plaku mere te ishte ne burg dhe persona si Olldashi, Oketa, Bregu do ishin ne vend te Bashes. Po Bushatit&Co si plas per PD’ne e as per opoziten ne fakt. Ata duan vetem qe Rama te mos jete kminister e karikojne popullin me kshu traplliqesh. …E i vje hidhet kur i qujne kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *