• |
ide | kryesore

Apeli i policisë për protestën/ PD: Rama po ndjek një skenar kriminal

Lajme, Të fundit

Në një deklaratë për mediat Gazmend Bardhi i bëri thirrje Edi Ramës nga selia e PD që “të heqë dorë nga çdo kërcënim dhe destabilizim”, për protestën e lajmëruar nga opozita më 16 shkurt.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së, policia po përdoret politikisht për protestën.

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal”, tha Bardhi.

“Rama të heqë dorë nga çdo faktor destabilizues dhe kërcënues. Policia po përdoret politikisht për protestën. Ftoj shqiptarët të bashkohen kundër çdo kërcënimi që vjen qeveria”, u shpreh Gazmend Bardhi.

Vetëm 4 ditë larg prej protestës së opozitës në 16 shkurt, Policia e Shtetit i ka bërë apel forcave politike të shmangin retorikat të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Gjithashtu policia i ka kërkuar qytetarëve që nuk kanë lidhje me protestën që të shmangin lëvizjet në vendin ku do zhvillohet tubimi.

“Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri” – thuhet ndër të tjera nga Policia e Shtetit.

3 Comments

  1. Polici marionete, apo ne sherbim publik te rendit e qetesise? Sepse ne keto komunikata qe shperndan policia, duket, apo mos ka infiltrim te tyre e qe te krijojne alibine, se ja se cbejne opozitaret. Kete marifet e luajten vete me 21 janar kur mblodhen tere qelbesirat vetem, e vetem per te rrezuar qeverine e Berishes, dhe sot kujtojne se te gjithe do ndjekin rrugen e kodosheve te kuq, qe vetem ata dine se si ta perdorin kalin e trojes. Ne kete mes, populli do dije se si me e shporrfatkeqesine rilindase, sepse edhe policet jane njerez, e me familje qe po e vuajne kete shtypie e ngarkese politiko ekonomike te ketij pushtetikriminal. Vetem frikacaket qeveritare, po luajne me sajesa, e krijime gjoja per situata te dala duarsh, por nuk ka per te ndodhur ashtu sic pucojne keta rilindas kuqale, demokracia popullit i ka mesuar shume gjera, andaj fitorija eshte e tyre dhe e jona per popullin ne rradhe te pare, pastaj politikanet me politikat e tyre.

  2. Bravo lepirsi byroist I partise pd,ky bardhi sikur eshte thirrur ne prokurori bashke me ata te lsi,si thua ti byroist di gje ky bardhi sa milion euro vodhen keta

    1. Ore i patruri i paemër !
      A mund të na skjarosh se çfarë kupton ai truri yt primitiv me fjalën “byroist i PD” e kush janë “këta” që kanë vjedhur miliona euro ?
      Byroistë kishte ish partia e punës sot partia socialiste.
      “Këta” që vjedhin miliona euro kanë emra e i pari që e ka përmendur edhe Zeri i Amerikës edhe OSBE që ka siguruar 200 milion euro, është Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu