• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj sqaron foton me Salianjin: Doja ta helmoja në kafe…

Lajme, Të fundit



Ishin të shumtë ata që panë me habi dhe u bënë kuriozë për një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shfaqej deputeti demokrat Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Habia ishte se bëhej fjalë për një deputet të opozitës që e ka sulmuar fort qeverinë dhe një prej ministrave më të kritikuar së bashku që gjerbnin një kafe. Këtë foto ish-ministri Arben Ahmetaj e ka sqaruar në një intervistë në studion e News24. Ai tha me shaka fillimisht se donte ta helmonte Salianjin, por se nuk e zuri helmi. Më pas sqaroi se takimi ishte një rastësi.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, – tha Ahmetaj.

“Nuk e kam mik, është një 3-minutësh i rastësishëm. Është një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj është mik me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Beni tall karet me sali anjin dhe median qe I kushton nje takimi te rastesishem duke I dhen vemendje dy vemjeve te pa vlere

  2. Ne nje kungull pjerdhin te tere politikanet e te gjithe forcave politike .Bejne sikur kacafyten ne parlament ne sy te opinionit dhe shkojne me pas neper kafenera .Kurse populli e ha spunin per djathe.

  3. Nuk mund te pretendosh qe te zihen me grushta, por edhe te hane e pine ne kurrizin tone per te ndare fetat e tortes…mban ere te keqe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *