• |
ide | kryesore

Ariana Grande sulmon producentët e Grammy pas fitores së Cardi B (Foto)

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e çmimeve Grammy, albumi i reperes Cardi B, “Invasion of Privacy” u zgjodh si “Albumi më i mirë rep”. Ajo arriti të mposhte konkurencën e disa artistëve të tjerë, mes tyre dhe të ndjerit Mac Miller, i cili u nominua për albumin “Swimiing”, pas vdekjes.

Menjëherë sapo emri i Cardi-t u thirr për të marrë çmimin, ish e dashura e Mac Miller, këngëtarja Ariana Grande postoi në Twitter këto 3 statuse, të cilat tani janë fshirë:

“Plehra” “Dreq” “Idiotsi”

Ajo e kishte të gjithë “zemërimin” me producentët e Grammys, të cilët edhe pse e dinin që Mac Miller nuk do ta fitonte çmimin, kishin ftuar prindërit e tij në ceremoni. Këngëtarja tregoi se mamaja e ish të dashurit të saj ishte pregatitur që djali i saj i ndjerë do të fitonte, madje kishte bërë gati dhe një kostum special për eventin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *