• |
ide | kryesore

Buffon dhe ëndërrat e ndaluara: “Të luaj në fushë deri 80 vjeç”

Sport



Gianluigi Buffon ka mbushur prej pak koësh 41 vjec, por në kokën e tij është vetëm në gjysmën e karrierës: “Ëndërroj të qendroj në fushë deri në moshën 80 vjecare, gjyshi në portë me bastun dhe fanellën numër 1. Në të njëjtën kohë imagjinoj që gjithcka mund të mbyllet nesër, nuk vendos limite”. Portieri i Paris Saint Germain shpjegon: “Vitin e kaluar mendoja se do tërhiqesha e kjo më krijoi shumë negativitet. Kam nevojë për entuziazëm, nuk kam reshtur së ëndërruari”.

Buffon rrëfen edhe eksperiencën e tij në Ligue 1: “Një eksperiencë shumë e bukur, pas 40 vjetësh u largova nga zona e komfortit për tu rifutur në lojë dhe në jetë. Njerëzit besojnë që është një budallallëk, por vetëm të provosh dhe mësosh një gjuhë të huaj, më zgjeron mendjen. Psg besoj më kërkoi për eksperiencën që mund të sillja”.

Portieri, në intervistën për La Stampa, kthehet të flaës edhe për Juventus: “Ndihem si një mik i vjetër. Do të duhemi përjetë. U ndamë pa polemika, ka respekt e vlerësim reciprok”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *