• |
ide | kryesore

Dietologu i huaj pranon:’Pica, ushqimi më i mirë në mëngjes’

F1, Stil



Nëse ke vënë në dyshim nëse pica është ushqimi i duhur për mengjes, mos u shqetëso se një dietolog ju ka dalë në mbrojtje.

“Mund të befasohesh po të zbulosh se një copë mesatare pice dhe nje tas me drithëra kanë pothuaj të njëjtën sasi kalorish,” thotë Chelsey Amer. “Sidoqoftë, pica ka më shumë proteina që do ju mbajnë më të ngopur gjatë paradites.Nuk është se po zgjedh picën si mundësinë më të mirë e të ushqyerit për mëngjes,” thotë Amer kur u pyet që të qartësonte deklaratat e saj. “Shumë nga drithërat t= e prodhuara për vaktin e mëngjesit kanë po aq shumë sheqer sa një çokollatë.”

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk mund të thotë këtë gjë për të gjitha llojet e çdrithërave. “Unë vetë kërkoj që në etiketë të ketë të paktën 5 gramë fibra dhe jo më shumë se 5 gramë sheqer të shtuar,” shkruan ajo në lidhje me zakonet e saj të blerjes së çerealeve. “Gjithashtu, përbërësi kryesor duhet të jetë 100% gruri. Pastaj, kombinoji drithërat me një burim të mirë proteinash siç është kosi grek, qumështi, ose disa kokrra frutash të thata ose fara, dhe hidh ca manaferra sipër për më shumë fibra, vitamin dhe minerale.”

Po në lidhje me picën? “Mendoj se njerëzit duhet të hanë çfarë duan për momentin,”  shprehet Amer. “Duke ngrënë një copë pice për mëngjes, mund të shmangë të ngrënit e një pice të tërë më vonë gjatë ditës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *