• |
ide | kryesore

Flamurtari, Kamza e Tirana nën ethet e ‘kërcënimit’ të futbollistëve

Sport



Punë ditësh në Vlorë, rinovim afati në Kamëz dhe muaji i të vërtetës për Tiranën: nga do të rrotullohesh janë vendosur dead-line për trek lube e ardhmja e të cilave do të vendoset piëkrisht nga mundësia për ti respektuar. Kështu, sepse ata që i kanë vendosur janë lojtarët në dy raste dhe akoma më keq për bardheblutë – drejtësia sportive.

Kanë mbetur edhe 19 ditë deri në përfundim të limitit të kohës për të paguar detyrimin ndaj Gjergji Muzakës, në të kundërt do të nisë zbritja e pikëve, 3 më saktësisht. Komisioni i disiplinës në datën 30 janar ka pranuar kërkesën e Muzakës, duke vendosur një afat 30 ditor për shlyerjen e detyrimit të fundit. Kështu e gjithë ecuria e bukur e bardhebluve në 2019, e fundit me suksesin ndaj Kukësit mund të sfumohet nëse nuk bëhet pagesa ndaj ish-lojtarit të tyre, tashmë në forcë tek Skënderbeu.

Në Vlorë, premtimet nga Turqia bërë nga administratori Sinan Idrizi kanë hyrë në javën e duhur. Futbollistët presin zgjidhjen e situatës financiare, ndërsa ata që e kanë gati lëvizjen, për tiu bashkuar eksodit të janarit që largoi 4 emra nga Vlora, janë Alla, Torassa e Kale. Koha shtrëngon, për më tepër që pika në Gjirokastër, sportivisht, nuk është se jep frymëmarrje, ndërsa për të ndaluar të tjera firo, drejtuesit e klubit bëjnë mirë të respektojnë kohët.

Një pagesë e bërë nuk mund ti zgjidhte problemet në Kamëz, por të paktën ka shtyrë pak afatin për disa ditë, në të cilën presidenti Qarri është optimist për të zbutur konfliktin me Bashkinë dhe për të ndaluar futbollistët, përfshirë trajnerin, të rishikojnë pozicionin e tyre në një moment krejt kritik, në vigjilje të ndeshjes me Kastriotin, që mund të thotë shumë se nga cila anë anon peshorja. Por një gjë është e sigurtë, nëse pagesat nuk bëhen atëherë gjërat janë të ditura…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *