• |
ide | kryesore

Berhan Bajrakurti jep dëshminë e tij për videon dërguar 15-vjeçares

Lajme, Të fundit



Polici nga Malësia e Madhe, Berhan Bajrakurti është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për videon e dërguar në drejtim të një 15-vjeçareje.

53-vjeçari ka theksuar se nuk është e vërtetë që ka ngacmuar seksualisht vajzën minorene.

Ai ka pranuar se video që është publikuar online është e tija, por faktin që ka lidhje me një të mitur e ka mohuar tërësisht.

Por, pavarësisht këtij pretendimi të 53-vjeçarit, vetë Policia e Shtetit, por dhe Prokuroria Shkodër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, kanë nisur verifikimet sa u takon pretendimeve të nënës së të miturës, e cila ka deklaruar se në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk është pritur për të bërë denoncim për policin e arrestuar tashmë.



2 Comments

  1. ””’ kanë nisur verifikimet sa u takon pretendimeve të nënës së të miturës, e cila ka deklaruar se në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk është pritur për të bërë denoncim për policin e arrestuar tashmë. ””

    Me duket se e hengren ca polica andej nga shkodra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *