• |
ide | kryesore

Flet Mark Frroku: Vëllai im do të jetojë i lirë në Holandë, por nuk shkel në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Mark Frroku ka fituar gjyqin ndërkombëtar me drejtësinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e Drejtave të Njeriut në Hagë vendosi të mos e ekstradojë në Shqipëri me argumentin se ndaj tij është zhvilluar gjyq me ngjyrime politike. Kujtojmë se Frroku ishte dënuar me burg përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por u arratis teksa më herët Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm.

I vëllai, Mark Frroku, ish-deputet ka thënë se Haga i dha të drejtë vëllait të tij bazuar në tre komponentë: rreziku për jetën; burgimi i përjetshëm që në disa vende të BE nuk ekziston; vendimi ka ngjyrime politike.

Duke folur për Panoramën, ish-deputeti tha se “Arben Frroku do të jetojë si person i lirë në Holandë, ku do të marrë dhe familjen. Ai nuk lejohet që të hyjë vetëm në Shqipëri. Kjo është politika shqiptare. Dy orë pas ngjarjes, politika ka dalë dhe e ka bërë vrasës vëllain tim. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po tashmë e ka dhënë përgjigjen Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë”.

Kujtojmë se edhe vetë Mark Frroku u arrestua dhe dënua, ndërsa la qelinë vitin e kaluar. Ai vuajti dënimin për ndërtimin pa leje dhe fshehje pasurie, ndërsa nuk u provua akuza më e fortë ndaj tij ajo e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë. Vëllerëzit Frroku njihen si biznesmenë dhe mbështetës të PS në fushatat elektorale.



4 Comments

  1. PU PU PU PUUUU ….. gjykata e te drejtave te njeriut liron kriminelin qe vrau komisarin e policise……..hajde kurva hajde……pa fjale.

  2. Ne Hollande e dergoi padroni, qe e komandonte, eshte ai qe tere zamallahine e krimineleve e pregatiti, e tani ashtu si i ka mbrojtur der me dje, ashtu do i mbroi edhe me proceset e vetingut, e marifeteve qe po luan ne dy ngjarjet e tjera, ate te Saje Qorrit, e Dritan Dajtit. por ka edhe te tjera, si per shembull vjedhjet, e shperdorimet qe kane bere neper institucione, por gjemb ne kembe su kane hyre,,,,pse, sepse eshte banda me kryetarin e shtetit qe drejton mafien e drejtesise, e te pushtetit. Kjo eshte shpresa, qe te vret, andaj keta, e ku psikopat duhen shporrur bashke me tufen e zagareve qe ka nga pas, apo ndonje servil kameleon qe kerko te na shitet. Sido qofte, me largimin e domosdoshem , te qelbesirave, ere me e mire do vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *