• |
ide | kryesore

Goditen 4 grupe kriminale, 27 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



27 persona kanë përfunudar në pranga pas një aksioni anti-drogë të shtrirë në Shqipëri dhe në Itali.

Janë goditur në total 4 grupe kriminale. 21 prej të arrestuarve ishin shqiptarë, 6 italianë.

Hetimet janë kryer nga anti-mafia italiane. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë.

Këto grupe kriminale kishin si qendër të tyre Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *