• |
ide | kryesore

Haradinaj “pa frena”: Rama dhe Thaçi në rrugë të gabuar, Mogherini armike e Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ndali kritikat ndaj homologut të Tiranës, Edi Rama të cilin e ka akuzuar shpesh se po ndërhyn më shumë seç duhet në punët e brendshme të një vendi tjetër. Në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Ora Neës kreu i ekzekutivit të Prishtinës tha se Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar ndërsa e konsideroi shefen për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës.

“Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të jetë më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin.

Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i kanë bërë dëm BE-së, e kanë shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa.

Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90% e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.

Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjendë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliardë, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grackë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre” – tha Haradinaj. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Është i sakte haradinaj, Mogherini është nen influencen e politikes se jashtme italiane, qe tashi pee tashi është paksa e devijuar nga boshti perendimor.
    Hajradinaj gabon te arsyeja pse. Jo per 500 miliard €, por per te krijur precedence nderkombetare per rajonet e osetiae, abkhazise etj.

  2. Me duket se Haradinaj eshte krejtesisht jashte loje ne mardhëniet ndërkombëtare.
    A e ka kuptuar se akoma Kosova eshte nje shtet pa status definitiv,perderisa nuk eshte antare e OKB-s.
    Nderkombetaret dhe SHBA kane investuar shume per Kosoves,por ky investim nuk mund te kete pafund.Ata nuk mund te pranojnë te ecet përpara pa i definuar perfundimisht kufinjt e saje me fqinjët,pra edhe me Serbine-dhe kane dhe ne nje opsion,opsionin amerikan.
    Po cfare ben ky,i kundërvihet nderkombetaretve,flet me t’a sikur eshte duke folur me ndonje kryetar komunë”pse nuk i ka vu mire hujt e gardhit qe ndajne kufijtë e livadheve”??!!
    Nervozizmi ne keto lloj mardheniesh(me nderkombetaret) eshte keshilltare me i keq e me pasoja te renda per te ardhmen e Kosoves.

  3. Hajradinaj nuk eshte i informiar dhe ne dijeni te shume zhvillimeve nderkombetare per Kosoven. A eshte normale kjo?! A duhet qe Haradinaj, si kryeminister i Kosoves , te jete ne dijeni?! Eshte normale qe po. Atehere, kush e mban larg ketyre zhvillimeve dhe pse?!
    Kjo marreveshje ne thelbin e saj, eshte jotransparente. Eshte spekulative. Nga menyra si renditen deklaratat tregohet kjo.
    Deklarata “ eshte koha me e pershtatshme per marreveshje” nuk qendron.
    Deklarata qe me marreveshjen e re “ do marrim Presheven dheMedvegj e Bujanovc” nuk do japim gje, eshte tallese dhe fyese.
    Perfshirja e Rames ne kete corbe, e kompromenton procesin. Ne nuk jemidhe nuk mund te jemi kunder Amerikaneve. Ata i dhane pavaresine Kosoves. Dhe kete e di mire dhe kryeministri Haradinaj.
    Ceshtja eshte qe duhet te tregohemi te vendosur, patriot, dhe mos bejme pazare me territorin. Dhenia e Veriut, Mitrovices eshte dhenie e Kosoves. Paniku se jemi te izoluar , nuk qendron si koncept, dhe eshte i sforcuar dhe sajuar njekohesisht. Mendoj qe Haradinaj po tregohet patriot, burre shteti. .

  4. HARADINAJ LARGOU NGA KETA TE DY KETA JANE TE SHITUR KEMBE E KOKE TEK NENA RUSI KY RAMA ESHTE GREK POR SE SE THOT KURSE THACI I KA SHERBYER SLLOBODANIT KETA JANE TE SHITUR RAMA ESHTE KRYEGUZHINJERI I KESA GJELLE TE PRISHUR QE DO HELMOJ GJITHE KOMBIN SHQIPTAR E ME GJERE PRANDAJ SISTANCOU NGA KETA TE DY TE CUAN DHE NE BURG BASHKPUNIM I TE DYVE ISHTE KETA I BEJN PRESION EUROPES SE NE O NE PUSHTET O JU FUSIM BALLKANIN NE LUFTE E BEJNE PER TE MBAJTUR PUSHTETIN PERSONAL POR NGA ATJE RRJEDHIN TE GJITHA TE KEQIJAT JANE BER BASHKE RAMA THACI CUCICI PUTIN ERDOGAN E NDONJE NGE KETA TE EUROPES LINDORE PER TE MBAJTUR PUSHTETIN ME CDO FORME E MENYRE NE KURRIZ TE SHQIPTARVE….KUJDES NGA RAME KRISTO,THANAS.JORGO,VENGJEL.GREK,E TE TE TJER VICA E VUCICA…………..

  5. Kush është ai IDIOT që beson se Sërbia do japë Luginën Bujanocin etj, pa marë asgjë në këmbim ????
    Kush NAIV mund ta besojë përrallën e Thaçit që Kosova nuk do JAPË ASGJË ?????
    HARADINAJ ATDHETARI DHE SHQIPTARI MË I KULLUAR , BËN MIRË QË MBAN TAKSËN NDAJ KASAPËVE DUKE JU SHKAKTUAR DËME TË MËDHA EKONOMIKE.
    ËAHTË IDIOTLLËK NGA ANA E SHQIPTARËVE QË NDËRKOHË QË SËRBIA MUNDOHET TË ÇMONTOJË SHTETIN E KOSOVËS , ATA TË JENË FINANCIARËT KRYESORË TË SAJ, PRA ËSHTË SI TI JAPËSH LEKË VRASËSIT TËN QË TË BLEJË ARMËN PËR TË TË VRARË.
    RAMUSH VAZHDO E QËNDRO DERI NË FUND.
    TË GJITHË LANXHOT DHE LEGENAT QË PËRKRAHIN IDENË QESHARAKE TË THAÇIT JANË THJESHT …… TRADHËTARË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *