• |
ide | kryesore

Haradinaj sulmon shefen e diplomacisë së BE-së: Mogherini është armike e Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimit të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Deklaratat ai i ka bërë gjatë një interviste për Sonila Mecon në Ora New.

“Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion. Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa. Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar”, tha Haradinaj.

 



4 Comments

  1. Po Z. KM Haradinaj
    Burreshteti I vertete,
    ke 10 Miljon shqiptare gati.

    Thu: kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n
    ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës.
    Këto diskutime për kufij të zoooooonjës Mogherini
    i kane bërë dëm BE-së,
    … E ka kthyer procesin mbrapa.

    Mogherini do përgjigjet per kete, PA merak.

    Te pacim me nder Z. KM mbase shqiptar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *