• |
ide | kryesore

Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA (video)

Lajme, Të fundit

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i thekur. Gjatë një vizite në ShBA ku dha edhe një intervistë për VOA, dy herë kryeministri socialist është kapur ngushtë ndaj pyetjes së gazetares Keida Kostreci e cila e pyeti për etiketimin ‘kazan” që Edi Rama u bën mediave. Dhe në mënyrë krejtësisht të palogjikshme Majko ka justifikuar këto etiketime për mediat shqiptare, por i ka kritikuar ato kur bëhet fjalë për “Zërin e Amerikës”. Dihet se kryeministri shqiptar e etiketoi si të tillë edhe VOA, pas investigimeve për skandalin e DH Albania gjë që e bëri edhe Elez Biberajn të reagojë.

Nisur nga kjo Majko u distancua nga Rama: “Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës” tha ai duke theksuar historikun e VOA dhe mardhënien e së vërtetës që kjo media ka me publikun shqiptar.

Por, ish kryeministri i krizave nuk gjeti forcë të ruajë të njëjtët tone kritike edhe për fjalorin që Rama përdor ndaj mediave vendase, ku ai ka shkuar disa fish më larg sesa me gazetarët e huaj. Majko “ka haruar” se bëhet fjalë për një marëdhënie midis pushtetit të katërt dhe atij ekzekutive dhe e ka trajtuar raportin gazetarë kryeministër si një histori miqsh të dikurshëm.

“90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë” ka thënë Majko duke e justifikuar Ramën me të shkuarën e tij.

Megjithëse nga shumë media intervista e ministrit të diasporës u konsiderua si një prononcim me kunja të adresuara ndaj kryeministrit ‘lajthitja” që ai pati me servilizmin që tregoi ndaj gazetarëve në ShBA dhe injorimin që i bëri atyre në Shqipëri, është një gjë që nuk mund të kalonte pa rënë në sy.

©Lapsi.al

 

Pjesa e plote e prononcimit te Majkos per fyerjet ndaj gazetareve

 

Zëri i Amerikës: Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh “kazan” dhe së fundmi edhe Zëri i Amerikës u bë pjesë e këti lloji reagimi të Kryeministrit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeministri janë të arsyeshme duke patur parasysh se në të gjitha demokracitë, media është një nga shtyllat më të fuqishme.

Pandeli Majko: Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qënë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt.

Zëri i AmerikësAi ka kritikuar shpesh shumë ashpër …

Pandeli Majko: 90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.

Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan.

9 Comments

  1. braqe,majko,milo,milena harito,dokle,ruqi me shum i perkasin beogradit se sa ramastanit.as parlamenti serb nuk ka kaq sheshela po u shtove dhe nano qe te dy,te dy nazarko,kumbaro,baze,ilva tare,spartak braho etj te duket vetja se je ne sebi tek vuqiq e ukrain tek kliqko.

  2. Edi Rama ka thon qe VOA po perserite fjalet e kazanit te shqiperise nuk ka then qe VOA eshte kazan. Me vjen keq per ju te lapsit qe kapeni ne fijen e perit (Protesta e Studenteve) pastaj keputet dhe gjeni nje fije bari.

  3. Ka qene fat i madh per Pandin te behet politikan. Mezi merrte nje provim ne universitet megjithe nderhyrjet e mamase bibliotekare ne universitet…
    Mendo ku ka shkuar dhe sa poshte ka rene Shqiperia perderisa drejtohet nga ‘tipa’ si Rama dhe Majko.

  4. Kete duhet te kishte kauz pd voa,ky rama nje fjale ju ka thene,kurse lugati sali ju vrau ju dogji e ju nuk thate nje fjale

  5. Zoti i ka dhënë njeriut trurin për të menduar e folur.
    Po ç’dreqin keni o shqiptarë që përdorni të poshtmet për këtë qëllim ?
    Ju ka infektuar të gjithëve dymetroshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu