• |
ide | kryesore

“Marrim Icardin dhe shkaktojmë një rrëmujë të madhe”. Por pastaj tek Juventus arriti Cristiano Ronaldo

Sport



Në ditën kur Juventus zyrtarizon ardhjen e Aaron Ramsey, Fabio Paratici në një intervistë për Gazzetta dello Sport tregon prapaskenën e fushatës së përforcimeve të verës së shkuar. Interesant është plani që kishin drejtuesit bardhezinj për të mundur konkurencën e për të motivuar edhe më shumë skuadrën: “I pari ishte të blinim Icardi e të shkaktonim një rrëmujë të paparë… Ose të merrnim Cristiano Ronaldo”. E kështu ndodhi, duke goditur në shenjë në atë që u konsideruar nga gazetarët, blerja e shekullit.

Në opinionin e Fabio Paratici, që pranon se i mungon Marotta, janë analizuar edhe emrat e rinj, në listën e dëshirave bardhezi: “De Ligt është një nga të rinjtë më të mirë në dispozicion, kështu që e shohim me kujdes të madh. Ramsey e morëm sepse është shumë ndryshe nga lojtarët tanë. Ka më shumë teknikë, më pak taktikë, por është lojtari i pasimit të fundit dhe me nuhahtje për gol”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *