• |
ide | kryesore

Osijek, mundësia e artë që Panucci të ketë një ‘winger’ plus

Sport



Kur Kristal Abazaj u transferua nga Skënderbeu tek Anderlecht, për shumën e 750 mijë euro, i gjithë ambjenti sportiv mendoi kompletimin e një lojtari, që dukej se do të bënte kalimin në kualitet për veten dhe kombëtaren. Ishte në ngjitje graduale, nga Luftëtari në Korcë e nga aty drejt kombëtares dhe elitës së futbollit europian – Anderlecht nuk ishte pak për një 21 vjecar.

Edhe vetë Christian Panucci fërkoi duart, duke imagjinuar si do të ishte sulmi i tij me një lojtar të tillë. Por skema e teknikut mbeti në imazh, ashtu si Abazaj në tribunë, i degdisur me të rinjtë, ku nuk luante praktikisht asnjë minutë, duke e bërë ikjen nga belgët si një tunel shpëtimi.

Tortura ka marrë fund të martën e 12 shkurtit kur Anderlecht u akorduar me Osijek në Kroaci për huazimin e shqiptarit me të drejtën e blerjes nga ana e kroatëve. Nuk është klubi i ëndërrave, por është mundësia që duhet për të rinisur një ëndërr: në fund të fundit edhe Eros Grezda nga aty u nis për të fluturuar në Gllasgow…

Tani Panucci ka frikë të gëzohet përsëri, ose të shpresojë: Abazaj ka nevojë për sa më shumë minuta dhe vetëbesim pas traumës psikologjike të përjetuar në Belgjikë. Me Roshin praktikisht jashtë forme kur të nisë fushata eleminatore për Euro 2020, për shkak të dëmtimit të gjatë që e ka mbajtur atë jashtë fushës së lojës, është vështirë që të jetë në gjendje të mirë Abazaj, por një ‘winger’ më shumë nuk bën asnjëherë keq, sidomos kur italianit i vjen në memoria zbrazëtia e zgjedhjeve në pankinë, që përjetoi gjatë Ligës së Kombeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *