• |
ide | kryesore

Punonjësi i gardës vret bashkëshorten me armën e shërbimit

Lajme, Të fundit



Një punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare me inicialet E.S.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias. Punonjësi i gardës Alket Arapi është arrestuar nga policia pas vrasjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjeçarin të vrasë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”’-thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *