• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions League: Old Trafford pret PSG pa Neymar, në Romë një vizitor i pakëndshëm

F1, Sport



Champions League kthehet në 2019 me fazën e saj më të bukur, ndeshjet me eleminim. Në raundin e 16 më të mirave përplasjet e forta nuk mungojnë, por e marta europiane i ka drejtuar të gjithë prozhektorët në Old Trafford ku Manchester United i transformuar do të presë parisienët e “dobësuar”. Nuk e ketë të lehtë Roma sfidën në Olimpiko me Porton.

11 ndeshje i pamundur në pankinë për Ole Gunnar Solskjaer, që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq, duke bërë që të harrohej ai fillim shkatërrimtar i sezonit me Jose Mourinhon në krye të United. Kanë rilindur të gjithë kampionët e skuadrës angelze, nën drejtimin e norvegjezit: Paul Pogba mbi të gjithë, duke u imponuar edhe para portës e duke u konfirmuar njeriu deciziv për Manchester. Kështu, PSG është i paralajmëruar, se skuadra që do të gjejë përballë nuk i ngjan fare asaj të shpërfytyruar me portugezin, që në Old Trafford vetëm Special nuk ishte. Në anën tjetër, problenet janë të gjitha për Tuchel. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi dhe mungesa e ditur e Neymar, tekniku i PSG mund të jetë edhe pa Edinson Cavanin. Sulmuesi uruguajan është dëmtuar duke ekzekutuar penalltinë në ndeshjen e fundit të Ligue 1, pa harruar se Verratti nuk është në 100% duke qenë se vjen nga një dëmtim enigmatik.

Porto është një vizitor i pakëndshëm në Olimpico, me të cilin Di Francesco do të kërkojë të bëjë maksimumin për ta kaluar. Një rivalitet që shtrihet edhe më shumë nga një e shkuar si futbollist i Lazios, i Sergio Conceicao, tekniku aktual i Portos: “Të kthehem në Olimpico më sjell në mendje vite të lumtura, por jam i përqendruar tek ndeshja. Do të jetë e rëndësishme të shënojmë por duhet vendosmëri e kurajë. Objektivi ynë është të kalojmë raundin”.

Champions League – Round of 16
21:00 Manchester United ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 Roma ? – ? FC Porto



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *