• |
ide | kryesore

SHBA, qeveria pranë mbylljes së dytë

Planet



Bisedimet mes kongresmenëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish për herë të dytë brenda pak muajve.

Pjesëmarrësit në këto bisedime shpresonin se marrëveshja do të arrihej gjatë ditës së djeshme në mënyrë që Kongresi të miratonte legjislacionin deri të premten, kur kalon afati i marrëveshjes federale për financim.

Arsye për mosmarrëveshje mbeten fondet për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe mënyra se si duhet të trajtohen emigrantët që nuk kanë dokumente.

Mbyllja e kaluar e qeverisë zgjati 35 ditë dhe ishte mbyllja më e gjatë në histori të Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik ishin detyruar të pushonin , ndërsa një pjesë e punëtorëve të shërbimeve emergjente, siç janë kujdesi shëndetësor, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, punuan pa paga.

Raportohet se pjesëmarrësit e negociatave do të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është e qartë se cilat mënyra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *