• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Stabiliteti i vendeve të Ballkanit do të rritet prej zgjerimit të NATO-s

Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën, do të ndihmojë për stabilitetin e rajonit dhe do t’i forcojë shtetet ballkanike të cilat do i bashkëngjiten Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kështu u shpreh ai para takimit me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, takim në të cilin, për herë të parë marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s.

Stoltenberg, ka rikujtuar konfliktet luftarake të viteve 90, të cilat ndodhën në territorin e Ballkanit perëndimor.

“NATO kishte rol kyç në zgjidhjen e konflikteve, në ndërprerjen e luftërave dhe stabilizimin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajues se kemi anëtare siç janë Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja, Maqedonia e Veriut”, ka thënë Stoltenberg. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë takim nesër dhe të enjten në Bruksel, ndërsa një nga temat do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s në forcat e sigurisë së Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *