• |
ide | kryesore

Të zhdukur prej 7 ditësh në Tepelenë, zbulohen detaje rreth identitetit të dy personave

Lajme, Të fundit

Prej 7 ditësh dy persona rezultojnë të zhdukur në Tepelenë e Përmet. Prej gati një javë, 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama.

Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale. Ai është person me precedent penal, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Nga hetimet e deritanishme, forcat e Policisë ende një javë pas denoncimit të familjarëve, nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij, në Frashër të Përmetit.

Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që dy personat të jenë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

1 Comment

  1. ter ajo drog qe u kap ne itali dikush e ka quar,ketu po del se rama e paska kusheri,po ku i han bytha rames per kusherinj qe u mbyten ne det ,ati i han bytha vetem per palla frroku,ndoke e roshi dhe ngjala lalzi te ilir metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu