• |
ide | kryesore

Urdhri për policët: Orët jashtë orarit kompesim jo me lekë, por me pushime

Lajme, Të fundit



Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë punuar jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë. Punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lek. Kjo vjen për shkak të mungesës së fondeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore ku iu shkruan se si do të veprohet me policët që kanë orë shtesë pune.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policisë ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë. Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit veccanërisht në drejtorinë e policisë së tiranës. Protestat e vazhdueshme në zonën e Astirit por edhe protestat disajavore të studentëve në fund të vitit 2018 bënë që për rreth 3 muaj 6 komisariate në Tiranë të kalonin në gadishmëri duke punuar jashët orarit dhe pa asnjë pushim javor. Çdo efektiv këtyre komisariateve ka shumë orë shtesë, por shumë pak gjasë që të paguhen për to.



2 Comments

  1. Numuri i policeve eshte shtuar aqe shume, sa nuk i mba me tepsia, andaj edhe s;kane para se ku do i cojne me pare,,,ti vjedhin, ne PPP, ne koncensione, ne ndertime, ne llukse, ne udhetime,,prandaj edhe jemi te varfer, por te bute, se na vjedhin e robetojne, e themi tere njesoj jane, kjo eshte vete vrasje. Policet le ta mendojne vete, por qe shfrytezohen per buken e gojes si ne Shqiperi, pa ne vendet e tjera dihet se c;autoritet ka plici e si punon e si paguhet. Keshtu qe ky, apo kushdo pushtet qe policine e mba per interes politik, ben gabimin me te madh te shkeljes se ligjit e kushtetutes. Deri kure do bejme shtet, sepse ky pinjoll e tha, por e beri per pushtetin e isheve dhe te unit, ka thyer ligjet e demokracise me te gjitha kahet e saja, andaj nje ore e me pare duhet te shporret, qe te shkojme ne europe si te barabarte pa na nen kuptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *