• |
ide | kryesore

Vendimi për Dritan Dajtin, reagon KLGJ: Do ta shqyrtojmë me përparësi

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar këtë të martë në lidhje me rastin e Dritan Dajtit, personi të dënuar përjetë për vrasjen e 4 efektivëve të policisë. Javën e kaluar Dritan Dajtit iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ဧka automatikisht ja ul dënimin në rreth 25 vite burgim, një fakt që u denoncua ashpër nga opozita. Tre ditë më vonë, maxhoranca reagoi përmes dy ministrave, duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve, madje Ministri i Brendshëm i kërcënoi këta të fundit përmes operacionit forca e ligjit.

Këtë të martë KLGJ reagoi përmes një njoftimi për shtyp duke u shprehur se e ka marrë në dorë çështje dhe do ta shqyrtojë me përparësi.

NJOFTIMI I KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.



4 Comments

  1. “Do ta shqyrtojme me perparesi” eshte ASGJE. Tallen me njerezit. Dje dolen ministrat, sot keta te tjeret. Nuk ka vullnet. Asgje ska per te ndodhur.

  2. Rilindjen e kane vene para kriminelet.
    Ata qe e sollen ne pushtet, tani po e shtrydhin mire e mire. Ram ulu e fol me Dritanin. Nuk eshte cun i keq. Ka me shume nivel e burreri se ty.

  3. Hetoni dhe gjygjtaret e larte tom ndrecen me shoke se keta e bene te mundur kur e kthyen ceshtjen ne apel,ate qe babai I dritanit tha ne interviste,qe pres shume nga sali berisha dhe saliu nuk harroi dhe me kamikazet e gjykates se larte e realizoje kete premtim qe I kishte dhene babait te dritanit,eshte malok saliu fjalen e mban,kemi rezultatin sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *