• |
ide | kryesore

Video-skandali me policin, ministri Lleshaj vizitë në Malësi të Madhe

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe, pas skandalit të publikuar një ditë më parë në media, ku shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare duke i dërguar asaj video intime dhe e përndiqte.

Sikurse duket në videon më poshtë, Lleshaj shoqërohet në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj dhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Nuk dihet se cilat do të jenë porositë e ministrit, por aktualisht ai është në Bashki, ku parashikohet të zhvillohet edhe një takim me këshilltarët.

ARRESTIMI 
Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një punonjës policie në Malesinë e Madhe, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.

Specialisti i policimit në komunitet në zonën Grumiere të Malësisë se Madhe, Berhan Bajrakurti u denoncua nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit. Në media u publikua një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamer me 15-vjeçaren.

Reagon SHÇBA: Për policin e Shkodrës nuk ka kallëzim, u arrestua pas videos së turpshme 

Skandali/ Si e ktheu PS në polici efektivin pervers te Malësisë së Madhe 



1 Comment

  1. ka shkuar me e mbledh leshin e llojit pervers lleshi qe mos te dalin te shemtuar para kamerave shoket e lesh lleshit.
    kur e shof nje polic perverz shof leshin e prapanices se rames kryeperversin lleshi,
    kur e shof nje vrases si aleksander xhuvani,dritan dakti,lul berisha etj shof leshin e negjmijes lleshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *