• |
ide | kryesore

Zbulohen 30 spiunët e ish-sigurimit në politikë, diplomaci, polici, Akademinë e Shkencave dhe universitete

Lajme, Të fundit



Në një përgjigje kthyer Top Channel, Autoriteti i Dosjeve thotë se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje.

“Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”.

Ndërsa për rastin e prokurorit Bujar Sheshi, ky autoritet thotë:

“Me kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme është bërë verifikimi i figurës për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, Autoriteti ka dalë me vendimin Nr.12, datë 22.01.2019, që ka të bëjë me subjektin e verifikuar (BSH), për të cilin ka rezultuar se figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Nuk janë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike.

“Me kërkesë të dy partive politike (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”.

Edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj.

“Me kërkesë nga Ministria e Brendshme janë verifikuar 30 persona, në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjeve në detyrë. Një person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”.

Ky autoritet ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë në Akademinë e Shkencave dhe Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

“Me kërkesë nga Akademia e Shkencave janë verifikuar të gjitha kandidaturat në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjes në detyrë. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (GjSh, IM). Nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës janë verifikuar 116 persona. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AM, IK)”.

Numrin më të madh të kërkesave për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

“Me kërkesë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona – (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD), – figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Agjencia e spiunazhit shqiptar SHISH ka kërkuar verifikimin e 45 persona që punojnë në këtë institucion.

“Janë verifikuar 50% e personave, pjesa tjetër janë në proces verifikimi. (KP), (QD) dhe (RM) janë persona në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Autoriteti i dosjeve ka kaluar në skaner edhe 25 persona që kryejnë funksione në pushtetin vendor.

“Rezultoi se (DHS) figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit, po ashtu edhe (ZK)”.

Në Gardën e Republikës, nga 7 persona të kontrolluar, njëri prej tyre ka rezultuar me dosje, ndërsa nga 4 kandidatët për komisioner pranë Avokatit të Popullit, njëri ka dosje, sikurse edhe njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, me inicialet PP./tch



6 Comments

  1. Po mire , kush i zbuloi keta……, sigurimi i shtetit? Sa qeshareke beheni kur thoni “zbulohen”……sikur nuk diheshin! Imorale!!!

  2. Nxirrini me emra, jo me iniciale. Mjaft ka hequr ky popull, te demaskohen ish-spiunet. Pse ende duhen ruajtur ato hiena qe moren ne qafe nje popull te tere dhe akoma paguhen me djersen e atyre qe persekutuan dikur. ‘Vdekja e Kalit’ eshte personifikimi me i mire se kush drejton vendin tone pas 1990. Por nuk jepet me ky film se ka konflikt interesi klasa politike. Kerkoni akoma se do gjeni edhe me shume. Kerkoni Martinrat ne RTSH; Korabrat e Fatmirat ne SHISH; Arbenet ne Ministrine e Brendshme…

  3. edvin rama,spartak braho,fatmir xhafa,gramoz ruqigjinushi,ilir e gjelil gjoni,taulan palla,ilir beqja,milema harito,balluku,musa ulqin.dash e alfred peza keta ta qajn spiunin.

  4. Nje pjese e mire e politikane mbas viteve 90 kane qene bashkepunetore te sigurimit. Publikoni emrat dhe mjat u moret me lloqe katuni

  5. LEVANTIN,,,je teper i sakte ashtu qendron e verteta,, ka edhe shume te tjere qe jane fshehur, apo kane gjetur miq, apo kane bere ndryshime ne dosjet e tyre. PSH,,,, a ka qene kryetari i parlamentit vegel, e sherbyes deri per vrasje te njerezve qe ishin kunder pushtetit komunist? Po ku e kemi sot? PO per kulishet, e tyre qe nuk folet e qe na e kane skuqur demokracine, po per keto do folet… Heeee, sa ka per te folur e per tia nxjerre lakrat atyre qe na kane nxire jeten, por me kesi shtetaresh, apo ish kuqalesh e kemi paksa veshtire sepse i kemi gjithandej, e per kete kane faj shume ish shtetare demokrate qe i mbajten nen sqetullat e tyre kete fare te keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *