• |
ide | kryesore

Zëra nga Liverpool: Juventus kontakton Salah e ofron Dybala

Sport



Mohamed Salah mund të jetë në majën e listës së dëshirës së shumë klubeve, por pretendenti i fundit dhe që po lëviz me siguri është Juventus. Sipas asaj që bën të ditur The Guardian sulmuesi i Liverpool është në planet e bardhezinjve, që janë gati të sakrifikojnë për Faraonin edhe argjentinasin Paolo Dybala.

Salah është ndër lojtarët e momentit: numrat e sezonit të kaluar flasin qartë, por edhe ato të këtij edicioni nuk janë aspak keq, me 17 gola në Premier, tre në Champions e tetë asist në total. Të kuqtë nuk do të kishin hequr kurrë dorë nga Momo, por lëvizja e kampionëve të Italisë me Dybala është e pëlqyer nga tekniku Jurgen Klopp.

Ajo që befason më shumë e që sigurisht të lë dyshime, është vlera e plotë e një operacioni të pretenduar, që sipas tabloidit anglez, arrin shifrën 175 milionë euro. Një shifër shumë e lartë, por pas goditjes me Cristiano Ronaldo gjithcka duket krejt e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *