• |
ide | kryesore

Arbeloa në depresion: “Messi? Shpresoj të tërhiqet shpejt, numëroj ditët…”

Sport



“Messi? Shpresoj që të mos i ketë mbetur shumë deri në ditën e tërheqjes nga sporti, numëroj ditët…”. Shkon rëndë me fjalë Alvaro Arbeloa në debutimin e tij si opinionist në transmetimin e njohur “El Chiringuito”. Fjalë që nuk kanë kaluar pa vëmendje e konfirmojnë rivalitetin e madh mes ish-mbrojtësit të Real e Pleshtit. “Leo është i zoti, por nuk kam qenë kurrë në gjendje ta shijoj – ka shtuar ish-mbrojtësi i Blancos -. E nuk besoj se do ta bëj kurrë”.

“Shpresoj të humbasin edhe në stërvitje, sepse kur Barcellona humbet është gjithnjë dicka e mirë për Real Madrid”, ka sulmuar Arbeloa, pa kërkuar lojëra fjalësh për pikëpamjen e tij. Një sulm që ka në shënjestër të qartë: Leo Messi. “Është i zoti, por nuk kam qenë kurrë në gjendje ta shijoj. E nuk besoj se do ta bëj kurrë “. Deklarata që të sjellin në kujtesë një Clasico në Kupën e Mbretit të 2013 kur Messi e Arbeloa patën një përballje të fortë, me akuzën se argjentinasi bëri lojë të ashpër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *