• |
ide | kryesore

Champions/ Ajax e Dortmund, ëndërrat e Shën Valentinit: Real e Tottenham gati të imponohen

F1, Sport



Rikthimi i Champions League ka sjellë vetëm një dominancë, që megjithatë nuk është absolute, pavarësisht dy golave të PSG në Old Trafford, por është kompeticioni ku ëndërrat nuk janë të ndaluara. As kur përballë janë ekspertët e turneut Real Madrid, apo kur luan në Wembley përpara publikut të shtëpisë…

Ajax i talentuar, me të rinj premtues e të niveleve të larta si De Ligt, de Jong apo Dolberg nuk mund të mos e shohë si koincidencë të bukur Shën Valentinin, ku të gjithë presin një dhuratë. Sigurisht kur ke kundërshtar Real Madrid, rreziku të zhgënjehesh është i madh, por të provosh nuk është kurrë keq. Solari me një organikë ku humori i keq i Marcelo e Isco ndihet ka gjetur stabilitet në La Liga dhe pas fitores në derbi edhe besim. Champions është një kompeticion që i frymëzon merengues në mënyrë të vecantë, ndaj në Amsterdam Arena spanjollët presin të shfaqin anën e tyre më të mirë.

Nuk ka favoritë të vërtetë përplasja e Wembley mes Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund. Surpriza e bukur e kampionatit gjerman duhet të sfidojë një stadium legjendë dhe një skuadër emocionuese si ajo e Pocchettino. Pa Harry Kane gjërat nuk janë shumë të thjeshta për Spurs, por Son, Moura e Lamela, me Llorente që prêt shansin e tij janë mjaftueshëm të frikshëm për verdhezinjtë që kryesojnë Bundesligën.

Champions League – Round of 16
21:00 Ajax ? – ? Real Madrid
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *