• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Rrëzimi i autobusit në Maqedoni, 13 viktima dhe 29 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Maqedoni, ku në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, një autobus me pasagjerë është përmbysur për pasojë humbën jetën 13 persona, ndërsa 29 të tjerë mbetën të plagosur. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta nga ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikëse.

7 nga udhëtarët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve pavarësisht ndihmës së marrë në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës. Mediat maqedonase kanë publikuar edhe emrat e personave që kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po luftojnë për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *