• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Në Kapshticë u kap mbi 1 ton kanabis, por peshimi vijon

Lajme, Të fundit



Rreth 1 ton lëndë narkotike mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në njërin prej kamionëve që u bllokuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe kamioni i dytë. Dy automjetet e transportit të mallrave të ngarkuar me krunde u bllokuan në kufi, pasi policia ra në gjurmë të ngarkesës së dyshimtë që ata po transportonin.

Dy shoferë janë vënë në pranga deri më tani. Ata janë Zija Hidri dhe Ardian Sako. Dy kamionët udhëtonin nga kryeqyteti në drejtim të Greqisë, ndërkohë që destinacion final kishin Turqinë. Procesi i skanimit për kamionin me targa AA 874 UZ zbuloi edhe sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, e cila ishte ambalazhuar në thasë, ndërkohë që specialistët e antidrogës, por edhe forca të shumta policie janë duke kryer veprimet në territorin doganor.

Ende nuk është peshuar plotësisht sasia e lëndës narkotike, e llojit canabis sattiva, ndërkohë që po punohet edhe me kamionin e dytë, ku përsëri është gjetur lëndë narkotike.



3 Comments

  1. kjo sasi qenka e geron dhe fatmir xhafes ndryshe nuk do ta kapnin .o fatmir te foli goja llap para pes oreve kur dole ne fb dhe the se zhdukja e kanabisit esht merit e jotja,po ja ta futi rama me lleshin.po te ishte e rames,tahirit e dritan dajtit do ta kishte kaluat kufirin.e dhjeu fare rilindja e ridhjerjes stalin edvin rama.

  2. Sikur keta drejtuesit e policise na thane sot me pompozitet se nuk ka droge me ne vend, e se kontrabanda eshte ulur ne maksimum? Per rastin konkret bravo policise qe ka kapur nje ton, e paska edhe me shume,,,,,,,,,,

  3. Cfare -lesh-policise kaluan dhjete kamiona ,sakrifikuan nje per te thene qe ne po e luftojme me force mbjelljen dhe trafikimin e droges .Aq nuk e kuptoni pse kjo sasi u kap disa ore me vone si dhane konferencen per shtyp drejtori i policise dhe prokurorja e krimeve te renda -Plera- a Perla si e ka mbiemrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *