• |
ide | kryesore

Dhunë në protestën e opozitës në 16 shkurt? Berisha i dërgon një sinjal Ramës

Lajme, Të fundit



Janë të shumta komentet për skenarin e protestës së opozitës në 16 shkurt në Tiranë. Policia foli një ditë më parë për skenarë dhune dhe destabiliteti. Lulzim Basha tha në Burrel se “do të jetë populli ai që do të marrë në dorë fatet e tij”. I pyetur për këtë çështje ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Byro Politike” në ABC News, Berisha thotë se nuk është në dijeni të detajeve.

“Dhunë në 16 shkurt? Ta them me sinqeritet që unë nuk jamë në brendi, por mesa e kuptoj mesazhin e Bashës, në 16 shkurt do të jetë zëri i qytetarëve që do të vendosë sepse janë qytetarët ata që janë dhunuar. Basha nuk po shkon për të mbajtur një fjalim fitoreje në ballkonin e kryeministrisë. Rama kishte në xhep fjalimin e fitores në 21 janar. Opozita nuk ka për synim të marrë pushtetin me forcë. Jo. Në asnjë mënyrë” – tha Berisha.

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Nuk po them për një kryeministër tjetër socialist. Ka emra nga bota akademike. Nga bota e ekspertizës, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. duhet edhe zbardhja e plotë e Dosjes 339. Po nuk shkuan paralelisht këto, nuk mund të ketë zgjidhje politike. Kush mbeti drejtor i Përgjithshëm i Policisë pas marrëveshjes së 18 majit? Këto ishin defekte të marrëveshjes” – tha Berisha.

“Kjo opozitë nuk do të tërhiqet pa e kthyer votën e lirë. Edi Rama e faktoi se nuk bën zgjedhje. Ai nuk njohu krimin monstruoz me Ndokët, Dakot, Lalët… Çdo çmim dhe sakrificë duhet të bëjë opozita për të kthyer votën e lirë. Jo për pushtetin, por për votën e lirë. I them Ramës që të rrijë në zyrë atë ditë. Të rrijë në zyrë dhe ta vlerësojë siç duhet. Do shkojë në Vlorë? I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin. U them vlonjateve nëse u vjen ta kthejnë në zyrë. Situata është kritike. Shqipëria është poshtëruar dhe është dhunuar. Ai duhet të rrijë aty dhe të bëjë zgjedhjen që duhet për të gjetur zgjidhje.” – tha Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Opozita por jo vetem, duhet me cdo kusht, te mos lejoj Ramen te hyj ne zyre. Jo te shtunen, se te shtunen ja ka mbathur ai, por te dielen te henen e me rradhe. Ta mbledh haremin e tij , te vila bunker e surrelit, por jo te godina e qeverise. Se ajo eshte e popullit. Ai e ndot ate zyre, ate ambient.

  2. O burra ta shporrim qelbesiren….
    Ofendon cdo shqiptar te ndershem.
    Eshte poshteruese te qeverisesh nga nje njeri i tille, kaq megalloman, kaq fasade, kaq demagog, kaq arrogant, kaq i paafte, kaq i papergjegjshem, kaq i korruptuar, kaq i lidhur me krimin, kaq i dobet, kaq psikopat.
    I ka gjithe te keqiat. Promovoi gjithe llumin, se vete ai eshte kryellum dhe produkt i tyre.

  3. Rama ka pergatitur per te gjithe protestuesit kafe me konjak,per Lulin dhe Moniken pica me birre,do hapi dyert e K/ministrise dhe do njoftoi presidentin a eshte anti kushtetuese qerasja e protestuesve.Nga nje shkop ne bythe e keni pak,akoma besoni tek keta super hajdute,kushdo qofte Ai ….mjere at qe morren pjese ,pervec te vrareve por ka dhe kerbac dhe pastaj ndodh paqja e hajduteve,kush fitoi? Perseri hajdutet,na mbyten keta qelbesira.

  4. Njeriu sali personifikimi i vjedhjes se votes,flet per voten,ky sali nuk i ka fituar asnje here zgjedhjet,pervec 96 qe fitoi duke vjedhur 94% te parlamentit dhe u zgjodh ne gjendje te jashtezakonshme si president,ky pacavure burre mer mundimin dhe flet per lirine e votes,njeriu anti vote

  5. Qenka zbythur saliu,ky vetem mbrapa kraheve ka sukses,ky pusht burr i pjek geshtenjat me duart e shpellareve dhe frutet i hane vete shpellaret i le te ngrohen ne diell,shqip ky i hane mutin shqiptareve te cilin e cuan per skrap ne vicidol deri diten kur ti vij ngordhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *