• |
ide | kryesore

Instagram heq adresat fallco, miliona ndjekës më pak

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme në rrjetet sociale po bëhet një zhurmë e madhe kundrejt ‘Instagram-it’. Kompania gjigande ka fshirë një numër të madh profilesh të rreme pa bërë një lajmërim zyrtar më parë. Personazhe të njohur dhe jo vetëm kanë humbur nga profilet e tyre me miliona ndjekës. Nga ky ndryshim i ‘Instagram’ këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka pasur një ulje të djeshme prej 3 milionë ndjekësish. Nga kjo situatë është përfshirë edhe Selena Gomez, e cila ka humbur 2 milionë nga fansat e saj. Ndër të tjerë edhe James Charles, ka humbur thuajse gjysme milionë ndjekësish.Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një politikë që ‘Instagram’ po ndjek për të ulur numrin adresave të rreme dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë shumë abuzime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *