• |
ide | kryesore

Intervista/ Dikur sexy dhe single, sot Lori Haxhiu një zv.ministre

F1, Paparazzi



Para se te njihej me të ardhmen si zv.ministre, Lori Haxhiu 6 vite më parë ëndërronte për princin e Borëbardhës dhe ju thoshte të qëndronin larg meshkujt vulgarë dhe të rëndomtë. Në një intervistë për Palomën në vitin 2013 Lori rrëfen jetën ‘Sexy dhe single’ dhe shumë histori të tjera personale. Por a vazhdon të jetë sërish sexy dhe single zv.ministrja e arsimit?! 

Më poshtë do të gjeni intervistën e plotë të revistës Paloma. 

 

Sexy and Single
Lori Haxhia: Meshkuj vulgare dhe te rendomte, me qendroni larg!

Hera e fundit kur te ka pelqyer nje mashkull?
– Meqe dua te tregohem e sinqerte gjate gjithe kesaj interviste, pohoj se mbreme kam pare nje film interesant (buzeqesh). Aktori protagonist ishte yll..

Hera e pare kur te ka pelqyer nje mashkull?
– Kur besova ne historine e Borebardhes me princin e saj. Atehere nisa t’i shihja meshkujt me nje sy tjeter, jo vetem si shoke te ngushte (qesh).

Kur ka ndodhur puthja e pare?
– Me mire mos ta them, do zhgenjeheshin vogelushet e diteve te sotme…

Kur je puthur per here te fundit?
– Nuk e mbaj mend, puth gjithnje me sy mbyllur! Keshtu kam mundesi vetem ta shijoj, pa vendosur ne pune mendjen per ta memorizuar castin.

Fizikisht cfare pelqen menjehere te nje mashkull?
– Fizikisht pelqej fizikun (qesh). Nje trup i bukur dhe me muskuj, te kuptohemi: jo si te rojave te sigurise! Nga ana tjeter, natyra i ka bere meshkujt me sy te medhenj dhe te depertueshem, shikimi i fshehte dhe terheqes me ben per vete.

Po nga ana e personalitetit, cila eshte karakteristika qe vlereson te nje mashkull?
– Te kete autoritet, pa qene arrogant. Te jete i ndjeshem, sa per te njohur boten e brendshme te nje femre dhe i zoti i vetes! Ndjese, permenda me shume se nje!

Cfare meshkujsh nuk duron dot?
– Ata qe hiqen si meshkuj kur nuk jane te tille dhe vulgaret e rendomte. Larg meje, ta kini parasysh!

Kur je ndiere me mire, e lidhur apo singell?
– Kete pyetje ia bej shpesh vetes dhe cdohere marr pergjigje te ndryshme. Varet nga muzika qe po degjoj dhe perjetimet e dites. Ne gjendje melankolie me pelqen vetmia.

Cilat jana avantazhet e te qenit singell?
– Se pari, celulari te uron me gjithe shpirt (qesh). E dyta, je e lire dhe ke kohe te mjaftueshme per t’iu perkushtuar vetes dhe profesionit.

Po disavantazhet?
– Mungojne fluturat ne stomak, puthjet e embla dhe fjala magjike “te dua”. E di sa nevoje kemi ne kete periudhe krize, kur te gjithe kane nisur te kursejne? (Qesh)

Singell dhe e lumtur?
– Perderisa e kam zgjedhur vete statusin tim, jam pa diskutim e lumtur…

Cilat jane me te realizuara ne karriere, femrat singell apo te lidhura?
– Te studiosh per ekonomi nuk do te thote te kesh statistika te sakta per cdo fushe. Pertej shakase, varet se kur lidhesh dhe cilit komponent i jep prioritet.

Cfare i mungon jetes prej beqareje?
– Nese flitet per beqare ne status zyrtar, atehere mungon vetem fustani i bardhe. Nese flitet per nje vajze pa dike ne krah, mundon dashuria e partnerit, e “shpirti binjak”.

Po jetes prej nje vajze “in a relationship”?
– Liria e pakufizuar…

Eshte me e veshtire te jesh singell apo e lidhur?
– E lidhur, sepse gjithnje me veten merresh vesh me kollaj sesa me te tjeret (qesh).

Paragjykohen me shume femrat e lidhura apo ato singell?
– Po sikur t’i shmangim fare keto paragjykimet? Secili te jetoje sipas menyres se vet, pa u censuruar nga fjalet e botes! Singell apo e lidhur mjafton te ndihesh mire.

Cili eshte sekreti i nje jete te lumtur dhe singell?
– Qendroni singell deri ne momentin qe nuk ndjeni mungesen e tij.

Ndonje pendese?
– Eshte akoma shpejt, po ushqej akoma frymen optimiste (qesh).

/revista paloma/



2 Comments

  1. Tani kjo eshte ndonje nga nafijet e henri cilit qe do gjithmone nje qe te mbroje ate ligjin e tij te dashur te arsimit qe e nderron cdo vit?
    Apo dashnorja e ndonjerit qe ka emision politik 2-3 here ne jave ne ndonje tv?
    Se nuk po shohim ndonje merite tjeter te bibes edhe huqi (modus operandi) i edvinit nuk te le te mendosh tjeter gje.

  2. VK kesaj .. hedh ndonje nga keto shushkat ai qe e ka cuar ekonomine ne hale .. si do na veje filli me kete langaraq burre pa seder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *