• |
ide | kryesore

Kaos poshtë hotelit të Real: arrestohen katër tifozë invazivë

Sport



Mënyrë e thjeshtë, por që funksionon gati gjithmonë: të shkosh të prishësh gjumin e skuadrës që luan në transfertë. E provuan edhe në Amsterdam, ku Ajax duhet tia dalë me kampionët në fuqi të Real Madrid në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Por tentativa krijoi shumë konfuzion përpara hotelit ku janë akomoduar Blancos, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. E sipas asaj që bën të ditur AS, katër tifozë të Ajax ndeshjen nuk do ta shohin, sepse janë arrestuar.

Britma, thirrje e deri tek shashkat e fushekzjarret në mes të rrugës. Kjo është mënyra e menduar nga hollandezët për të shqetësuar Real Madrid, me një të vecantë: tifozët e Ajax nuk e dinin me saktësi se në cilin hotel pushonte skuadra e Solari. E kështu, për të qenë të sigurtë se nuk do të gabonin, kanë menduar ta bëjnë rrëmujë gjithë lagjen e De Pijp. Security të hotelit kanë thirrur menjëherë policinë e në operacionin për të shpërndarë tifozët, sipas AS, kanë marrë pjesë edhe security të Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *