• |
ide | kryesore

Kapet sasi e madhe droge në dy kamionë në Kapshticë

Lajme, Të fundit



Sekuestrohet një sasi e madhe droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar brenda një kamioni me destinacion Greqinë. Lënda narkotike është gjetur mbrëmjen e sotme gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë. Në kamion ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasë me kanabis. Ende nuk dihet sasia e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërkohë që vijon peshimi i saj. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit i cili po merret në pyetje.

Njoftimi i Policisë
Kapshticë
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamionë lëndë narkotike. Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve. Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.



2 Comments

  1. Çudi e madhe se sot delirimi i narkoqeverise dhe mbeshtetesve,mbase te sherbimit te narkos festuan luften kunder kanabisit !!!Hahahahahahahahahaha,çfare hipokrizie e makrabriteti luhet me Shqiptaret.Kohe tragji-komike ne vendin tim,ne vendin tuaj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *