• |
ide | kryesore

Në datëlindjen e saj, një tjetër gëzim për Almedën (FOTO)

Paparazzi, Slider



Almeda Abazi sot feston ditëlindjen, por ky nuk është rasti i vetëm përse 13 shkurti është dita më e lumtur për të.

Si sot dy vite më parë ajo u martua  me Tolgahan Sayisman, partnerin e saj prej vitesh. Pak më parë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka uruar veten por edhe Tolgahan për këtë ditë të veçantë. Në postim ajo ka bashkangjitur dy foto, në të parën është Almeda e vogël të cilën e mban babai i saj. Në të dytën është Almeda dhe Tolga të kapur dorë për dore në altar.

“Ta gëzoj ditëlindjen dhe ta gëzojmë përvjetorin tonë të dytë  dashuria ime. Babai po më mbante me duart e tij më parë ndërsa sot je ti ai që më mban dorën.”,- shkruan Almeda e cila ditën e  sotme mbush 27 vjeç.

Edhe Tolga nuk i ka kursyer fjalët plot dashuri ndaj bashkëshortes së tij. “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde. Të dua shumë!”,- shkruan aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *