• |
ide | kryesore

“Pi, tymos e kthehet natën, imagjinoni nëse…”: Stuhia përplaset mbi Verratti pas ndeshjes në Manchester

Sport



Marco Verratti ka tërhequr vëmendjen e Europës në mënyrën që më të mirë, edhe pse me rezultatin që nuk do të donte. Në ndeshjen kundër Manchester United ka qenë një përfaqësim me karakter i mesfushorit. Talenti i italianit të Paris Saint-Germain nuk është vënë kurrë në diskutim, por në moshën 27 vjecare, kurorëzimi në nivel botëror po vonon të vijë. Ka nga ata që mendojnë se varet nga fakti që luan në Ligue 1, një kampionat jo shumë ekzaltues. Të tjerë e drejtojnë gishtin në stilin e jetës së mesfushorit, pak e ngjashme nga ajo e një futbollisti profesionist. Por fjalët e gazetarit francez Julien Laurens ka dy anë: atë të goditjes dhe keqardhjes.

Laurens ka marrë pjesë në një emision në BBC5 mbi Champions League e nuk ka patur dyshime në përzgjedhjen e lojtarit të tij më të mirë në ndeshjen mes PSG e Manchester United. “Për mua ishte Verratti, sepse nuk ishte në formë, nuk ishte në 100%, ka luajtur vetëm një ndeshje në muajin e fundit”. Komplimenta për italianin, por nuk mbaron me kaq, sepse pas vlerësimit vjen edhe shuplaka. “Javën e kaluar është kthyer në 6 të mëngjesit për ditëlindjen e Neymar, tymos duhan, pi alkool e del praktikisht cdo mbrëmje. E fakti që zbret në fushë dhe bën një përfaqësim të tillë, si ai në Old Trafford, besoj se është fantastike”. Me pak fjalë, jo një profesionist jashtë fushës, sipas Laurens, por sigurisht më i miri në fushë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *