• |
ide | kryesore

U arrestua për ngacmim seksual ndaj një të miture, nuk gjendet denoncuesja

Lajme, Të fundit



Policia nuk po arrin të gjejë se kush fshihet pas denoncimit ndaj Berhan Bajrakurtit, policit të Gruemirës, i cili u akuzua për ngacmime seksuale ndaj një 15-vjeçareje.

Prej dy ditësh Bajrakurti po mbahet në paraburgim me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçareje. Deri më tani, askush nuk i është drejtuar policisë për të marrë përsipër akuzat dhe për të zyrtarizuar denoncimin.

Ky fakt ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se mund të bëhet fjalë për një lajm të rremë, apo siç njihet me termin “Fake News”.

Në mungesë të një personi që merr përsipër akuzat, pretendimet e ngritura për ngacmim seksual të policit ndaj një 15-vjeçareje mbeten të pavërtetuara dhe policia do ta ketë të vështirë të ruajë këtë argument për ta mbajtur në burg Bajrakurtin.

Në mungesë të viktimës, videoja intime nuk e ngarkon policin me asnjë përgjegjësi penale.

Hetuesit nuk përjashtojnë që komunikimi në rrjetet sociale i Bajrakurtit të ketë qenë me persona të rritur, të cilët më pas e kanë shfrytëzuar filmimin për të dëmtuar imazhin e inspektorit të policies.

Policia ka marrë deri tani në pyetje mësues, prindër dhe nxënës të shkollës së mesme të Gruemirës. Në asnjë nga dëshmitë nuk rezulton që ata të kenë patur dijeni për ngacmim të ndonjë nxënëseje. Vetë Bajrakurti i ka mohuar akuzat.

Por policia i është drejtuar edhe rrjetit Facebook për të parë se me kë ka komunikuar ai dhe kujt ia ka dërguar videon në të cilën shfaqet duke ekspozuar organet gjenitale.

Ekspertët e IT e kanë pasur të pamundur deri tani identifikimin, pasi Bajrakurti ka fshirë çdo komunikim në telefon, pas daljes së historisë në media.

Përfaqësues të portalit që publikoi videon kanë sqaruar se e kanë marrë atë nga një e-mail anonim.



7 Comments

  1. HEROJ I RILIDJES ROSHI GRISELDA XOXA JOZELA SPIROPALI E TJER RROK-FRRO-HALE NEVITORE……………………………………………………………..

  2. Duan ta lirojne dhe kete ,jo nuk ndodhet denancuesi jo ,po leshi -alibira-te kota mundohen te perhapin kjo rraca e morrave te kuq .Sepse ju duhet ky perdhunues per ne zgjedhjet e qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *