• |
ide | kryesore

Vesa Luma flet mbi operacionet plastike

Arkiva



Ndërhyrjet në fytyrë duket se janë kthyer në një gjë të zakonshme ditët e sotme, kur flitet për personazhet e njohur.

Por disa prej tyre i kanë rezistuar tundimit për të qëndruar ashtu siç janë.

Këngëtarja Vesa Luma u pyet së fundmi nga ndjekësit e saj, nëse ka përdorur botoks në fytyrë.

“Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bëj”, përgjigjet Vesa në Insta Story.

Këngëtarja tregoi për projektet e saj në muzikë, ndërsa shkroi  se një prej tyre do ta publikojë për pak ditë.

Gjithashtu 32-vjeçarja tha se do të mbajë një koncert në Shkup, ndërsa u shpreh se arsyeja që e ktheu në atdhe lidhet me projektet e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *