• |
ide | kryesore

Video/ Real imponohet me fanellë: Tottenham rrëzon ‘murin e verdhë’ dhe sheh çerekfinalen

F1, Sport, Video



Emocione, spektakël e gola në mbrëmjen e të mërkurës në Champions League, ku u bë historik edhe ndërhyrja e parë e VAR në këtë kompeticion, ndonëse sa për polemika, favorizoi edhe njëherë Mbretërorët, duke anulluar golin e Ajax. Merengues në fakt u imponuan në fund, në një ndeshje të vuajtur në Amsterdam Arena, por që me golin e Asensios kanë hedhur një hap drejt kualifikimit. Hap që natyrisht e ka hedhur edhe Tottenham me 3-0 që shkatërroi Borussia Dortmund, që nuk u tregua në asnjë moment në nivelin e tifozerisë së tyre.

Në fund fiton gjithnjë Real, sidomos kur bëhet fjalë për një kompeticion si Champions League, ku janë rekordmenët e trofeve dhe vijnë nga tre suksese rradhazi. Nuk ka qenë aspak e lehtë në kohën kur hollandezët e Ajax e kishin entuziazmin e duhur dhe mundësinë e vetme në shtëpi për të vënë në telashe Los Blancos.

Skuadra e Solarit megjithatë eci përpara me eksperiencë, e shpëtuar fillimish nga VAR dhe më pas nga saktësia e Benzema para portës. Goli i shënuar nga francezi në minutën e 60 meriton që një pjesë e komplimenteve të shkojnë për Vinicius Junior, që shkatërroi prapavijën e Ajax.

Mund të ishte me plot të rinj në skuadër Ajax, por të gjithë të talentuar dhe me dëshirën për të treguar vlerat. Barazoi rezultatin Ziyech, por jo pa polemika, me spanjollët që kërkuar një faull në mesfushë, në aksionin e golit të shënuar nga hollandezët.

Vetëm se shpresën për ti shfrytëzuar 13 minutat e mbetura për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, tepër të vlefshëm për kthimin në Bernabeu, e vrau Asensio me golin e shënuar tre minuta nga fundi. Ajax ishte i bukur por jo fitues: Real ishte cinik dhe ekspert, dy karakteristika që e cojnë Solarin pranë kuailifikimit në cerekfinale.

Praktikisht e ka arritur çerekfinalen Tottenham, që ka shkatërruar 3-0 në Ëembley Borussia Dortmundin. Diktatin skuadra e Mauricio Pochettinos e vendosi në pjesën e dytë me tre gola të shënuar, që praktikisht nxjerrn KO kryesuesit e Bundesligës. Muri i verdhë i tifozëve gjermanë ishte e vetmja gjë e bukur e Dortmund, që pësoi ndoshta shpejt, në rifillimin e lojës, golin e Son, gjë që i kondicionoi garën.

Dortmund rezistoi deri shtatë minuta nga mbyllja e sfidës, por u dorëzua në fund dhe keq: në vetëm tre minuta Vertonghen dhe Llorente i dhanë përmasa humbjes së gjermanëëve dhe praktikisht kualifikimin anglezëve, që nuk kishin as golashënuesin dhe kapitenin e skuadrës Harry Kane.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gk/GKAG.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *