• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni fëmijën më të shpejtë në planet: Rudolph Ingram është Bolt i ri

Sport, Video



Quhet Rudolph Ingram, hështë 7 vjec e në Instagram është një yll. Amerikani nga Tampa thërritet “Usain Bolt i ri” dhe është një fëmijë i shpejtë si era: vrapon 100 metra në 13″48. Në garat e kategorisë i shkatërron të gjithë kundërshtarët, duke vendosur rekorde që askush nuk i afrohet dot. Një fenomen, që i ati trajner po e transformon në një kampion të vërtetë. Të gjithë e thërrasin “Blake”, Rudolph luan futbollin amerikan, por e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, kur regjistroi kohën e dytë në garat U-14 të atletikës.

“Punoj shumë për të dhënë maksimumin për shokët e skuadrës – ka thënë vogëlushi -. Dua ti tregoj atyre që duhet të japim gjithcka kemi. Nëse ka dicka që nuk dinë ta bëjnë, ia tregoj unë”.

https://www.youtube.com/watch?v=E1XOccFTO5I



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *