• |
ide | kryesore

Vladimir Putin i dërgon letër Vuçiçit: Taksa ka cënuar jetën e popullit serb

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë.

Në letrën e dërguar homologut serb, Putin pohoi se taksa e Kosovës mbi mallrat serbë ka cënuar jetën e qytetarëve serbë, të cilët jetojnë Kosovë, ai është shprehur gjithashtu se një veprim i tillë është i papërgjegjshëm nga pala kosovare.

Letra e plotë e Putinit:

“I nderuari president, pranoni përshëndetje të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare – ditës së shtetit të Serbisë.

 Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partneritetit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpunimi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme.

Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrojtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare. Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në vazhdim të letrës së Putinit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç i është falënderuar Putinit për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpunimit bilateral dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd.

Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjell qëndrimin e presidentit në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegjshëm nga Prishtina që ka cenuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letër.



2 Comments

  1. o ta qifsha popullin serb e rus me gjith edvin kristaq rames qe e ngjizet me sper stalini ne qenefin negjmije,kristaq rama e spiro koleka e sollen enkas nga gjoja fakultetet ku studjonin ne shen petersburg te stalinit.keta nuk studjuan por spiunuan per kete arsye enver bythqiri mbet ne pushte 55 vjet.rrac muti jeni keni vjedhur e grabitur territoret e ter evropes dhe azis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *