• |
ide | kryesore

A do të kandidojë më Dakon pas përgjimeve me Avdylajt? Edi Rama thotë se…

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përgjimet e publikuara për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve të Shijakut e njohur si “Dosja 339”. Në intervistën për Vizion+, Rama u pyet nëse do ta kandidojë më Dakon për këtë bashki.

“E konsideroj vërtet të trishtueshme dhe të neveritshme të tërhiqeni prej hunde nga Dosja 339 në disa komunikime të këtij dhe atij dhe që vajti deri te Zëri i Amerikës që më bëri të reagoj që pasi dhe Zëri i Amerikës u bë jehonë e kazanit.

Përgjimet nuk janë provë në gjykatë. Përgjimet nuk mund të merren dot për bazë për të sulmuar njerëz. Nëse do të ishte për përgjimet Saimir Tahiri do kishte shkuar në burg që 48 orë pas daljes së disa bisedave mes kriminelëve, por ishte sërish prokuroria italiane, një nga më të ashprat që tha se ky nuk ka lidhje.

Nëse bëhet fjalë për këto muhabete Vangjush Dakos i takon të kandidojë edhe 500 herë të tjera, por kur të vijë puna që të gjykojmë për kandidatët do të vendosim edhe për Vangjush Dakon” – tha Rama. ©LAPSi.al

3 Comments

  1. Sa njerez flasin per saliun neper kafene duke thene ky ka vrare ke vjedhur ka djegur dhe kete sali nuk e futi njeri brenda,me llafe katunaresh nuk te fut njeri ne burg,keshtu eshte dhe rasti Dako

  2. Ligjin ne Durres e bene L.Berisha me kunatin etj…
    Dako vasal i bindur i tij.
    Asnje fjale per gjyqtaret qe e liruan dhe Gjushin qe e “punesoi” dhe “po e mban me buke”.
    Durrsaket e ndershem e dine mire …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu