• |
ide | kryesore

Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë Edi Palokën

Lajme, Të fundit



Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë deputetin e PD Edi Paloka.

Vendimi i Byrosë ka ardhur pasi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Reagimi i Palokës ka ardhur pas replikës që Edi Rama i bëri Lulzim Bashës.

Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”. 

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *