• |
ide | kryesore

Dashuri në ditën e duhur: Simeone dhe Atletico lidhen deri në 2022

Sport



Diego Simeone “i dashuruar” me Atletico Madrid. Nuk ka më asnjë dyshim, sepse ka mbërritur edhe zyrtarizimi i rinovimit të kontatës së teknikut deri në 30 qershor 2022. Pikërisht në ditën e dedikuar të dashuruarve, që për më tepër koincidon me numrin 14 që mbante kur luante, Simeone futet të bëjë pjesë në elitën e trajnerëve më të paguar në botë, sepse mes pjesës fikse dhe bonuseve do të përfitojë rreth 20 milionë në sezon.

Tratativa shkonte përpara që në verën e kaluar e një akord verbal ishte gjetur para Krishtlindjes, por është zgjedhur për të dhënë njoftimin një ditë e tillë, pikërisht për ta bërë historinë më joshëse. Simeone do të ketë gjithnjë e më tepër pushtet brenda shoqërisë, që sipas presidentit Cerezo duhet të ndërtohet mbi principet e argjentinasit.

Treguesi tjetër i këtij rinovimi është që tekniku nuk mund të bëhet objektiv i merkatos së Inter Manchester United e Chelsea, që e kishin në vëmendje Simeonen. Kontrata e mëparshme përfundonte në 2020 e i garantonte rreth 11 milionë në sezon teknikut, që ka mbaërritur tek Atletico në dhjetor 2011 e ka fituar shtatë trofe në shtatë vjet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *