• |
ide | kryesore

Europa League/ Favoritët e turneut, ‘bezdisen’ nga të ardhurit nga Champions: spikat Lazio-Sevilla

F1, Sport



Arsenal, Sevilla, e Chelsea nuk janë më vetëm në pretendimet e dytë për trofeun e dytë më të rëndësishëm europian për klube, sepse të ardhurit nga Champions League janë gati ti sfidojnë. Napoli, Valencia e Inter përfaqësojnë kandidatura të forta, duke nisur nga ndeshjet e 1/32 të finales së Europa League.

Transfertë delikate për Arsenal, që duhet të luajë kundër një skuadre që nuk ka statusin e londinezëve, por që po kalon një moment shumë të mirë forme. Bate Borisov, të paktën në shtëpi do të kërkojë të jetë e denjë për Topcinjtë dhe fazën e kompeticionit.

Natyrisht beteja më e fortë është rezervuar në Olimpico ku Lazio prêt ekspertët e turneut Sevilla. Përplasjet e forta në vigjilje mes tifozëve tregojnë situatën e komplikuar mes skuadrave. Transfertë edhe për favoritin tjetër, Chelsea, që duhet tia dalë kundër Malmoe. Suedezët nuk janë të pakalueshëm për një skuadër impresionuese në këtë sezon të Europa League si ajo e Sarri, por pas shuplakës së fortë të marrë nga Manchester City, një shok psikologjik edhe mund të shfaqet.

Të ardhurit nga Champions League, të përfunduar të tretët në grupet e tyre, Valencia Inter e Napoli e nisin gjithashtu aventurën e tyre në transfertë: skuadra e Ancelotti viziton Zyrih në një ndeshje ku Napoli është dukshëm favorite, ndërsa zikaltrit kanë problem brenda dhomave të zhveshjes që mund të favorizojë Rapid Vienna në këtë ndeshje. Heqja e shiritit të kapitenit Icardit dhe kalimi i tij në krahun e Handanovic, pasuar me refuzimin e argjentinasit për të luajtur në Europa League, tregojnë qartë gjendjen e Inter në vigjilje të ndeshjes.

Europa League – Round of 32
18:55 BATE Borisov ? – ? Arsenal
18:55 FC Krasnodar ? – ? Bayer Leverkusen
18:55 Galatasaray ? – ? Benfica
18:55 Lazio ? – ? Sevilla
18:55 Olympiacos ? – ? Dynamo Kyiv
18:55 Rapid Wien ? – ? Inter
18:55 Rennes ? – ? Real Betis
18:55 Slavia Prague ? – ? Genk
21:00 Celtic ? – ? Valencia
21:00 Club Brugge ? – ? Salzburg
21:00 FC Zuerich ? – ? Napoli
21:00 Malmoe FF ? – ? Chelsea
21:00 Shakhtar Donetsk ? – ? Eintracht Frankfurt
21:00 Sporting CP ? – ? Villarreal
21:00 Viktoria Plzen ? – ? Dinamo Zagreb



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *