• |
ide | kryesore

Europa League, përplasje në Romë mes ultras të Lazio e Sevilla: disa të plagosur me thika, dy rrezikojnë jetën

Sport



Në mbrëmjen e të mërkurës janë shënuar përplasje të rënda në qendër të Romës mes ultrasve të Lazio e tifozëve të Sevilla. Incidentet, në vigjilje të sfidës së Europa League mes bardhekaltërve e andaluzëve, kanë ndodhur në rrugën Leonina: cka patur disa të plagosur me thikë (disa burime flasin për tre e disa të tjerë për katër persona), por dy kanë përfunduar me urgjencë në spital me kodin e kuq.

Mes të plagosurve janë dy tifozë spanjollë (një prej të cilëve në gjendje të rëndë) e madje edhe një anglez (por që mund të jetë edhe shtatas amerikan), ndërsa në personat e shtruar në spital është edhe një lazial. Përplasjet – si dëshmon edhe foto – janë shënuar në afërsi të një pub të frekuentuar nga ultras lacialë e kanë përfshirë rreth 40 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *